LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe Amnistia Penale pritet të votohen të enjten në Kuvendin e Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe Amnistia Penale pritet të votohen të enjten në Kuvendin e Shqipërisë

Socialistët janë gati për të votuar të enjten në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët dhe Amnistinë Penale.

Vendimi është marrë, ditën e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua agjenda e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.


Senati italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë
Lexo po ashtu Senati italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë

Duke qenë se për Amnistinë Penale duhen 84 vota, Çuçi tha se do të bashkëpunojnë me opozitën. Gjasat janë që 84 vota të bëhen me opozitën e Lulzim Bashës, pasi mazhoranca e pranoi propozimin e tyre për të amnistuar personat e arrestuar gjatë protestave të Partisë Demokratike.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i opozitës, nëse do të lejojë debatin në sallë apo do të vijojë me kaosin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori