LAJMI I FUNDIT:

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 20-të, luhet në Podujevë dhe Malishevë

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 20-të, luhet në Podujevë dhe Malishevë

Xhiro e 20-të në Albi Mall Superligën ka startuar ditën e premte, ku janë zhvilluar tre ndeshje.

Ndërkohë për sot në program janë edhe dy takime shumë interesante për tu zhvilluar.


Llapi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës, në një ndeshje ku dy skuadrat vinë pas fitoreve shumë të rëndësishme.

Llapjanët kërkojnë tre pikët për tu afruar vetëm në katër pikë me liderin aktual Ballkanin.

Në anën tjetër klinasit janë në kërkim të daljes në Evropë dhe synojnë befasinë në Podujevë.

Sfida tjetër e ditës së sotme zhvillohet në Malishevë, ku Malisheva pret Fushë Kosovën.

Vendasit janë favorit për tre pikët, por mysafirët kërkojnë të befasojnë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/