LAJMI I FUNDIT:

Spanjollja ka vendosur të martohet me një hologram të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Spanjollja ka vendosur të martohet me një hologram të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Për herë të parë në botë, një grua do të martohet me një hologram të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Burri i ardhshëm i artistes spanjolle, Alicia Framis është një entitet dixhital i krijuar me teknologji holografike.


Tashmë, ajo ka rezervuar edhe një vend për dasmën e saj. Ceremonia do të zhvillohet në Roterdam të Holandës.

Sipas spanjolles, emri i burrit të saj të ardhshëm është Alex. Hologrami është dizajnuar në atë mënyrë sa për të “përmbushur të gjitha nevojat e saj emocionale”, transmeton Telegrafi.

Por, martesa e saj duket se nuk është diçka romantike. Ajo është pjesë e projektit të ri të saj të quajtur ‘Hybrid Couple’, me të cilin ajo dëshiron të eksperimentojë me kufijtë e dashurisë, intimitetit dhe identitetit në epokën e AI.

“AI është ende e lidhur ngushtë me shkencën dhe i mungon poezia, arti dhe ngrohtësia”,  shpjegoi Framis në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Aktualisht ajo është duke dizajnuar fustanin e saj të nusërisë dhe duke përcaktuar veshjet e dasmorëve të tjerë.

Në rrjete sociale ajo ka shpërndarë foto ku shfaqet mjaft e lumtur me partnerin e saj Alex. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by @hybridcouples