Çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb si mjet për pagesë, ka ngritur shqetësimin edhe të ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien.
O’Brien u shpreh se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha ai.
E lidhur me këtë deklaratë është pyetur sot ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Murati ka thënë se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri dhe që e mbështesin deri në fund qëllimin e këtij vendimi.
“Duhet theksuar që vendimi është marrë nga BQK-ja në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti. Ne patjetër që konsultohemi, koordinohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimit që synon të arrij rregullorja e miratuar e BQK-së. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë njëzëri që e mbështesin deri në fund”, tha Murati.
Ai tha se dallimi i vetëm që është tek partnerët ndërkombëtarë është për periudhën tranzitore.
“Nuk ka dilema, as kurrfarë dallimi sa i përket qëllimit që duam të arrijmë, i vetmi dallim është sesi të dallohet periudha tranzitore. BQK është e angazhuar tej mase për të ofruar përgjigje sa i përket shqetësimeve të ngritura dhe propagandës së disa prej elementeve nga Beogradi që të krijojnë mjegull ndaj një çështje teknike dhe krejtësisht ligjore”, u shpreh ministri Murati.
Ministri tutje përmendi se Beogradi është ai që po krijon amulli në këtë çështje.
“Gjatë rrugës për Leposaviq kur isha, shtëpitë që sheh dhe ambientet që sheh nuk të lënë përshtypjen që kanë hyrë 200 milionë euro në vit aty. Është e vërtetë që janë dedikuar nga Beogradi 200 milionë, por jo të gjitha ato para kanë përfunduar tek qytetarët, një pjesë e madhe e tyre ka përfunduar në financim të aktiviteteve ilegale dhe grupeve të interesit për të cilat tashmë është dëshmuar që kanë lidhje direkte me Beogradin”, tha Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët