LAJMI I FUNDIT:

Anglia pritet të marrë vendimin kontrovers për Kobbie Mainoo para Euro 2024

Anglia pritet të marrë vendimin kontrovers për Kobbie Mainoo para Euro 2024

Anglia pritet të marrë një vendim kontrovers për Kobbie Mainoo para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Mainoo ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Manchester United së fundmi, teksa bëri paraqitjen e tij të dhjetë nga minuta e parë në Ligën Premier, në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Aston Villës të dielën.


Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ishte prezent në “Villa Park” për të parë paraqitjen e Mainoo, në mesin e zë se 18-vjeçari do të zë një vend tek “Tre Luanët” para fillimit të Euro 2024 këtë verë.

Sipas Mail Online, Mainoo, i cili ka të drejtë të përfaqësojë gjithashtu edhe Ganën, do të pranonte një ftesë nga Anglia pasi më herët kishte luajtur për ta tek grupmoshat U16, U18 dhe U19.

Sidoqoftë, adoleshenti i United nuk e ka në plan të marrë një vendim definitiv për karrierën e tij me kombëtare.

Teksa ai do të marrë kohën e tij për të marrë vendimin përfundimtar, Mail ka raportuar se lojtari më shumë mundësi nuk do të ketë një vend tek Anglia, të paktën deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Rregullat e FIFA-s thonë se një lojtar mund të ndërrojë nacionalitetin e tij në çdo kohë vetëm nëse ata kanë luajtur në ndeshje miqësore, ndërkohë ata nën moshën 21-vjeçare gjithashtu mund ta bëjnë këtë nëse kanë luajtur më pak se tri ndeshje zyrtare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori