Halil Tanaj, kirurg i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të diel.
Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka thënë se është humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.
“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.
Fekaj më tej ka ngushëlluar familjen Tanaj për humbjen tragjike të dr.Halilit.
“Ngushëllime familjes Tanaj, shokëve, miqve dhe kolegeve! Zoti e mëshiroftë në Parajsë”, shkroi Fekaj.
Ndërkaq, raportohet se Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.
Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 ton medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251