Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram.
Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotografitë e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Sipas Top Channel, nga një hulumtim në Instagram, vëmë re qe Besi mban më shumë foto me Xhensilën. Ai ka zgjedhur të mos heqë nga Instagrami fotografitë e fillimit të njohjes së tyre, ndërsa Xhensila, e cila mban rreth 12 fotografi me të, ka bërë një “pastrim” më të thellë.
Gjithsesi fotografitë e dasmës së tyre, në shtator të vitit 2017, janë ruajtur “të paprekura”.

Në 2014-ën Besi ka postuar fotografinë e parë me këngëtaren, me një tufë trëndafilash te kuq në duar, ndërsa Xhensila ka postuar një foto në 2015-ën, në shtëpinë e fëmijës, transmeton Top Channel.
Një detaj tjetër në Instagramin e Besit, në përshkrimin e disa fotografive, ai shpesh “u ka mbyllur gojën” disa zërave se çifti është ndarë.

Më pas, në vitin 2023 fotografitë bashkë rrallohen. Aktori ka zgjedhur të mbajë vetëm fotografi bashkë me vajzën e tyre, Ajkën. Fotoja e fundit është nga ditëlindja e vajzës, Ajka. Nga ana tjetër, fotografia e fundit që Xhensila mban në “Feed” është në shtator të vitit 2019, në një varkë në Venecia, ku shkruan “Amore mio”.
Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë, flitet edhe për një divorc. /Telegrafi/














Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker