LAJMI I FUNDIT:

“Janë ekipe që i njohim, më së miri Rumaninë” – i pari i FFK-së, Agim Ademi komenton shortin e Ligës së Kombeve

“Janë ekipe që i njohim, më së miri Rumaninë” – i pari i FFK-së, Agim Ademi komenton shortin e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku janë edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani.


Kundërshtarët e këtij grupi Dardanët i njohin mirë, duke pasur parasysh se kanë luajtur në ndeshje zyrtare apo miqësore, shkruan ueb faqja e FFK-së.

Ademi e ka vlerësuar shortin pozitiv, pasi kemi të bëjmë me kundërshtarë të njohur, derisa ka thënë se synojnë ta fitojnë grupin.

“Janë ekipe që i njohim dhe sigurisht që presim rezultate të mira. Uroj që ekipi ynë të ketë sa më pak lëndime dhe të kemi ekipin standard gjatë këtij edicioni. Duke pasur parasysh formën e futbollistëve dhe suksesin që ata po e tregojnë me ekipet e tyre jam optimist. Shpresoj që atë formë të mirë nga klubet ata ta transferojnë edhe në ekipin kombëtar dhe të dalim triumfues”.

“Besoj në ekipin tonë dhe është mirë që para fillimit të edicionit të Ligës së Kombeve do t’i kemi katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri ynë i ardhshëm do të ketë mundësi ta krijojë ekipin që do të jetë fitues i këtij grupi. Uroj që kjo të ndodhë dhe të ecim tutje në një rang më të lartë”, ka thënë Ademi pas tërheqjes së shortit për faqen zyrtare të FFK-së.

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve: Ndeshjet ndaj tyre dhe vlerat e skuadrave
Lexo po ashtu Kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve: Ndeshjet ndaj tyre dhe vlerat e skuadrave

Sa i përket përballjes së sërishme me Rumaninë dhe problemeve që Kosova e Kosovës pati në Bukuresht, i pari i FFK-së ka thënë se e njohim kundërshtarin dhe gjërat do të menaxhohen në mënyrën më të mirë.


“E njohim Rumaninë dhe e dimë si kemi kaluar atje. Por, ne do të fokusohemi vetëm në ndeshje, gjërat tjera do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, natyrisht duke e pasur edhe kujdesin e UEFA-s”, përfundoi Ademi.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë në shtator. Paraprakisht Kosova në mars do të luajë miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, si dhe në qershor me Norvegjinë, si dhe me një kundërshtar tjetër, i cili pritet të konfirmohet së shpejti.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori