LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve: Ndeshjet ndaj tyre dhe vlerat e skuadrave

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve: Ndeshjet ndaj tyre dhe vlerat e skuadrave

Përfaqësuesja e Kosovë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën C.

Nga ora 18:00 u hodh shorti i garës së tretë më të madhe të UEFA-s, ndërsa Dardanët kanë mësuar emrat e ekipeve që do ta sfidojnë në Grupin C2.


Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipro, Lituania ose Gjibraltari.

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Natyrisht se në letër është një grup i lehtë, pasi secila nga ekipet nuk kanë më shumë cilësi se ne, andaj Dardanët do të mundohen t’i marrin pikët maksimale.

Tanët do të synojnë që të fitojnë këtë grup dhe të kalojnë në Ligën B, pasi me të gjithë kundërshtarët e lartcekur, së paku një herë është takuar me ta.



Rumania, duele revanshi

Rivali më i madh për kreun e grupit do të jetë Rumania, që luan në Euro 2024, ndërsa Kosova me ta ka zhvilluar dy ndeshje.

Kosova e ka të freskët humbjen nga Rumania që e pësoi në tetor të vitit 2023. Një ndeshje aspak normale, ku u ndërpre për disa minuta për shkak të koreve dhe pankartave raciste të tifozëve rumunë në drejtim të lojtarëve tanë.

Rumania e fitoi atë ndeshje me rezultat 2-0, ku Dardanët luajtën pothuajse të gjithë pjesën e dytë me një lojtarë më pak, pasi që Vedat Muriqi ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë ishte mbyllur baras 0-0, ku Dardanët ishin më më të mirë, ku madje iu anulua edhe një gol nga VAR, të cilin e kishte shënuar Edon Zhegrova.

Rumania është e 43-ta në renditjen e FIFA-s, ndërsa vlera e skuadrës sipas Transfermarkt është 81 milionë euro.

Ekipi drejtohet nga Edward Iordanescku, ndërsa lojtarët kryesorë janë Radu Dragusin, Nicolae Stanciu, Darius Olaru dhe Florinel Coman.


Qipro, kundër tyre dy fitore deri tani

Qipro ishte edhe më parë kundërshtarë i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku Dardanët ishin larg më të mirë në dy përballjet.

Në përballjen e parë të zhvilluar si mysafir në qershor të vitit 2022, Kosova fitoi me rezultat 2-0 me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës.

Në të njëjtin vit, Kosova e priti Qipron në “Fadil Vokrri” ku e mposhti me rezultat 5-1.

Vedat Muriqi shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Donat Rrudhani, Elbasan Rashani dhe Florent Muslija.

Vlera e Qipros është 18.8 milionë euro dhe ka vetëm gjashtë lojtarë që vlejnë mbi 1 milion euro, por që nuk e kalojnë shifrën e 2 milionë eurove.

Temur Ketsbaia është përzgjedhës, ndërsa lojtari kryesor llogaritet portieri  Konstantinos Panagi që mbron te Ethnikos në Greqi.


Lituania ose Gjibraltari, nga një miqësore me secilën

E fundit në grup do të jetë njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit të cilat do të kenë dy përballje në muajin mars me 21 dhe 26. Fituesi do të luajë në Ligën C, ndërsa humbësi do të luajë në Ligën D.

Kosova ka luajtur nga një miqësore me Lituaninë dhe Gjibraltarin, ku në të dy ndeshjet ka marr fitore.

Dardanët ndaj Gjibraltarit kishin luajtur në vitin 2019, ku në “Fadil Vokrri” morën një fitore me rezultat 1-0 më golin e shënuar nga Florent Hasani.

Në anën tjetër ndaj Lituanisë kemi luajtur në vitin 2021, ku Kosova kishte fituar  4-0 me dy golat e Arbër Zenelit, ndërsa nga një shtuan Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.

Lituani ka vlerë 10.65 milionë euro, kundrejt 1.73 milion eurove të vlerës së Gjibraltarit.

Më shumë gjasë Lituania do të jetë kundërshtari ynë duke parë vlerën e skuadrës dhe traditën që ka në futboll kundrejt ishullorëve.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori