LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i MINT-it: Konsumatorët mund ta shkëpusin kontratën e rrjetit kabllor, pa ndëshkim nga kompanitë operuese

Vendimi i MINT-it: Konsumatorët mund ta shkëpusin kontratën e rrjetit kabllor, pa ndëshkim nga kompanitë operuese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tha se konsumatorët mund të shkëpusin kontratat e tyre me operatorët kabllorë, nëse këta të fundit nuk kanë përmbushur obligimet sipas kontratës.

Sipas një njoftimi për media, MINT tha se ka marrë këtë vendim pasi ka shqyrtuar qindra ankesa të konsumatorëve, duke shtuar se obligon operatorët kabllorë “të largojnë kushtet e padrejta në kontratë”.


Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë konsumatorëve, prandaj me këtë rast i falënderon për besimin që ata tregojnë, duke i dërguar të gjitha ankesat e tyre pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINT për shqyrtim të mëtejmë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet tjera përgjegjëse, me trajtimin me kujdes të secilës ankesë që vjen nga qytetarët, përkatësisht konsumatorët.

Konsumatorët mund t’i paraqesin ankesat duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mail adresës: konsumatori@rks-gov.net.

KMP-ja kishte dënuar operatorin Artmotion me 64.000 euro, Kujtesën me 26.000 euro, IPKO-n me 7.000 euro dhe operatorin Telkos me 3.000 euro.

Megjithatë, KPM-ja deklaroi se masat e ndërmarra kishin për qëllim sanksionimin e operatorëve për shkak të shkeljes së Rregullores së KPM-së dhe jo “kompensimin e palëve ankuese”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori