LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i vendos çmimin përfundimtar Ansu Fatit

Barcelona i vendos çmimin përfundimtar Ansu Fatit

Ansu Fati po kalon një periudhë me ulje e ngritje në elitën e futbollit anglez si i huazuar nga Barcelona te Brighton.

Sulmuesi spanjoll po tenton të rigjejë formën më të mirë, edhe pse ende i duhet kohë që të kthehet në atë që ishte disa vite më parë, por katalunasit nuk do ta rikthejnë atë në Spanjë.


Gjigati katalunas Barcelona ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro për Ansu Fati, sipas asaj që ka njoftuar mediumi spanjoll Diario Sport .

Barcelona e së ardhmes - nga Gavi te Pedri dhe Yamal, Araujo më i ‘vjetri’
Lexo po ashtu Barcelona e së ardhmes - nga Gavi te Pedri dhe Yamal, Araujo më i ‘vjetri’

Fati ka humbur pjesën më të mirë të tre muajve të fundit për shkak të një dëmtimi të kërdhokullës që pësoi kur luante për Brighton në Premier League vitin e kaluar.

Sulmuesi do të preferonte të kthehej dhe të vazhdonte të mbante numrin 10 te Barca, por kjo mund të varet nga sa mirë do të performojë te Brighton në katër muajt e ardhshëm para përfundimit të sezonit.

Barça vendosi të dërgojë Fatin në huazim, sepse ai nuk ishte në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi. Spanjolli mund të mbetet i tepërt ndaj kërkesave nëse vjen një krah i ri i majtë ose nëse Barça mban Joao Felix për një vit më shumë.

Ansu Fati po ‘fluturon’ përsëri – tre gola në pesë ndeshje konfirmojnë se ai po kthehet
Lexo po ashtu Ansu Fati po ‘fluturon’ përsëri – tre gola në pesë ndeshje konfirmojnë se ai po kthehet

Fati nuk ka shkëlqyer me të vërtetë në huazim në Angli nëse diçka nuk ndryshon nga tani deri në fund të sezonit.

Deri më tani ai ka shënuar katër gola në 18 ndeshje dhe nuk duket si lojtari që ishte kur shpërtheu në skenë në 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori