LAJMI I FUNDIT:

U paraqit si “mjek shërues përmes fesë” dhe përfitoi mijëra franga nga një grua, arrestohet nga Policia në Gjakovë

U paraqit si “mjek shërues përmes fesë” dhe përfitoi mijëra franga nga një grua, arrestohet nga Policia në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit me inicialet A.B.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, e mashtron dhe e vë në lajthim personin tjetër, duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së saj dhe atë të dëmtuarën A.H., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara e kishte vajzën e sëmurë, e njëjta bie në kontakt me të pandehurin dhe prezantohet si person me aftësi fetare shëruese. Në emër të këtij shërimi e dëmtuara i dërgon vazhdimishtë të holla përmes agjencionit të transfereve në shumën prej 10,000.00 franga.


Gjithashtu i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kanos personin, se do të zbulojë lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ja sjell të pandehurit. Kur e dëmtuara kupton se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t’i dërgojë më të holla, i pandehuri, me llogari falso, i dërgon të gjitha fotot dhe videot bashkëshortit të saj, përmes rrjetit social Facebook.

Këto veprime formojnë dyshimin se i pandehuri ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 i KPRK-së, si dhe veprën penale “Shantazhi” nga neni 329 paragrafi 2 i KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori