LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligas tregon gjasat që ka Mbappe për transferim te Real Madridi

Presidenti i La Ligas tregon gjasat që ka Mbappe për transferim te Real Madridi

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka pretenduar se Real Madridi me shumë mundësi do të nënshkruajë me Kylian Mbappen para sezonit 2024/25.

Mbappe ka qenë subjekt i shumë thashethemeve gjatë muajve të fundit, me sulmuesin parisien kontrata e të cilit skadon në qershor.


Teksa destinacioni i tij në të ardhmen nuk është bërë ende i qartë, ai duket së në fund do të detyrohet për të zgjedhur mes Parisit dhe Madridit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Tebas ka folur për të ardhmen e francezit, duke sugjeruar se Real Madridi do ta transferojë atë.

PSG identifikon zëvendësuesin ideal të Mbappes, shtohen zërat për largimin e francezit
Lexo po ashtu PSG identifikon zëvendësuesin ideal të Mbappes, shtohen zërat për largimin e francezit

“Unë mendoj se gjasat janë të mëdha, është një mendim personal. Një lojtar 26-vjeçar… do të varet nga Real Madridi dhe presidenti i saj se çfarë do të ndodhë. Real Madridi duhet të mendojë se transferimi i Bellingham tashmë i ka bërë ata që të kenë një yll, Vinicius është një tjetër. Nëse lojtari dëshiron të shkojë në Madrid, do të thoja më shumë se 50 për qind”, ka thënë Tebas.

Tebas edhe në të kaluarën kishte shprehur dëshirën që Real Madridi të nënshkruajë me Mbappen.

Ai që nga marsi i vitit të kaluar vazhdimisht thotë se Real Madridi është në gjendje që ta përballojë koston e transferimit të tij, mirëpo edhe ka pasur kritika në drejtim të francezit, për vendimin që kishte marrë për të qëndruar tek PSG-ja, mbi pretekstin se Ligue 1 ‘nuk është konkurruese’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori