LAJMI I FUNDIT:

PSG identifikon zëvendësuesin ideal të Mbappes, shtohen zërat për largimin e francezit

PSG identifikon zëvendësuesin ideal të Mbappes, shtohen zërat për largimin e francezit

Rafael Leao ka hyrë në radarin e Paris Saint-Germainit, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si prioritetin e tyre kryesor të afatit kalimtar të janarit.

Ky lajm tani shton zërat edhe më shumë për largimin e mundshëm të Kylian Mbappes në fund të sezonit nga kryeqyteti francez dhe në anën tjetër një mundësi e mirë për Milanin që të fitojnë një shumë të majme parash.


Leao ka pasur vështirësi gjatë këtij sezoni, pasi nuk ka shënuar një gol në ligë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe Milan po shpreson se ai do t’i jap fund kësaj serie negative së shpejti.

Sidoqoftë, ai ende numëron gjashtë gola dhe gjashtë asistime dhe kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin disa klube në Evropë.

Sipas Telefoot, PSG-ja ka shprehur interesimin e tyre për shërbimet e portugezit dhe tashmë kanë pozicionuar veten në garën për të dhe po shihen si favoriti kryesor.

Portugezi ka rinovuar kontratën e tij me Milanin vitin e kalur dhe tani ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 175 milionë eurosh.

Vlera e 24-vjeçarit ndoshta ka rënë tani së fundmi, por “Rossonerët” përsrëri do të bëjnë përpjekje që të marrin një shumë të konsiderueshme parash, pasi nuk është e lehtë për ta që të heqin dorë nga ylli i skuadrës.

Detaje mbi ofertat që Mbappe ka tashmë nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Detaje mbi ofertat që Mbappe ka tashmë nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain

Tash e sa vite jemi dëshmitarë të sagës së Mbappes dhe siç duket këtë vit do të bëhet realitet largimi i tij nga Franca, teksa kontrata e tij po shkon drejt skadimit.

Për këtë arsye, klubi francez kanë vendosur që të gjejnë paraprakisht zëvendësimin e tij dhe siç duket Leao është ‘i përzgjedhuri’ nga bordi i klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori