LAJMI I FUNDIT:

Man United dhe Chelsea në garë të ashpër për shërbimet e sulmuesit të Espanyolit

Man United dhe Chelsea në garë të ashpër për shërbimet e sulmuesit të Espanyolit

Manchester United dhe Chelsea janë duke konsideruar një lëvizje në fund të afatit kalimtar të janarit për një sulmues që mund të kushtojë rreth 510 mijë euro sipas raportimeve nga Spanja.

Martin Brathwaite, i cili momentalisht luan në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll tek Espanyoli, pasi paraprakisht ishte pjesë e ekipeve si Barcelona dhe Middlesbrough, është golashënuesi më i mirë i La Liga 2 këtë sezon me 12 gola në 22 ndeshje.


32-vjeçari i cili thuhet se ka një pasuri neto prej 216 milionë euro falë një numri të madh biznesesh, ka një klauzolë lirimi prej gjashtë milionë euro, por sipas gazetës Marca, ai mund të jetë në dispozicion për një shumë qesharake.

Kjo për shkak se në kontratën e tij me Espanyolin thuhet se danezi mund të largohet si lojtar i lirë në rast se ata nuk arrijnë të sigurojnë promovimin në La Liga.

Në rast se Espanyoli nuk e arrin këtë qëllim, dy klubet do te detyroheshin të paguanin rreth 510 mijë euro për transferimin e tij.

Watkins në listën e Chelseat për transferim
Lexo po ashtu Watkins në listën e Chelseat për transferim

Manchester United dhe Chelsea ndërkohë kanë shprehur interesim serioz për ta sjellë lojtarin në radhët e tyre gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar dhe të dy ekipet po studiojnë mundësinë e transferimit të tij.

“Transferimi tashmë ka hyrë në proces dhe burimet pranë lojtari thonë se është duke u biseduar për të gjetur një marrëveshje, në mënyrë që klubet e Ligës Premier mos të paguajnë klauzolën e lirimit të sulmuesit danez”, thuhet në raport./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori