LAJMI I FUNDIT:

David Villa u vu para një zgjedhje të vështirë: Ronaldo apo Messi dhe Haaland apo Mbappe

David Villa u vu para një zgjedhje të vështirë: Ronaldo apo Messi dhe Haaland apo Mbappe

Në një intervistë të fundit për Goal.com, legjenda spanjolle David Villa ka dhënë mendimin e tij për debatin e pafund mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke zgjedhur se kush është më i miri në histori të futbollit.

Portugezi dhe argjentinasi, dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kanë krijuar një rivalitet magjepsës gjatë dy dekdavae të fundit. Ish-lojtari i Spanjës, David Villa, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2019, iu kërkua të zgjidhte mes dy superyjeve. Pa asnjë hezitim, Villa zgjodhi ish-bashkëlojtarin e tij.


Villa dhe Messi luajtën së bashku në Barcelonë ndërmjet viteve 2010 dhe 2013, dhe ata patën një sukses të madh së bashku. Villa iu bashkua La Blaugrana nga Valencia në vitin 2010 dhe fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, duke shënuar në finale kundër Manchester United së bashku me Messin.

Në të njëjtën intervistë, Villas iu kërkua të zgjidhte mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dy superyjet e brezit aktual. Ai zgjodhi sulmuesin francez.

Ish-lojtari i Valencias ishte një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij dhe është golashënuesi rekord i vendit të tij me 59 gola në 98 ndeshje. Ai ishte një anëtar i rëndësishëm i skuadrave spanjolle që fituan Euro në 2008 dhe Kupën e Botës FIFA në 2010, dhe është golashënuesi i tyre më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Pavarësisht moshës së tyre të avancuar, Ronaldo dhe Messi mbeten shumë të rëndësishëm në futbollin botëror, pasi ata morën vlerësime të mëdha në 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Premier League
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori