LAJMI I FUNDIT:

Allegri sërish bën shaka me rivalin për titull: Juventusi si Sinner, Interi si Djokovic

Allegri sërish bën shaka me rivalin për titull: Juventusi si Sinner, Interi si Djokovic

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka vazhduar me shaka në distancë me Interin, rivalin direkt për titullin kampion këtë sezon në Serie A.

Bardhezinjtë kryesojnë Serie A me një pikë më shumë se zikaltrit, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.


Juventusi pret Empolin të shtunën në “Allianz Stadium”, ku para kësaj përballje trajneri italian ishte në konferencë për shtyp, ku u pyet edhe për garën për titull.

“Jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Ndaj Empolit na pret një ndeshje e vështirë. Ata kanë ndërruar trajner dhe vijnë nga fitorja përballë Monzës. Ndeshjet duhen fituar në fushë, duhet ta respektojmë Empolin”, deklaroi fillimisht Allegri.

Tekniku italian nuk e ka përjashtuar Milanin nga gara për titull, ndërsa e ka cekur edhe njëherë se Interi është favorit.

“Edhe Milani është në garë për fitimin e Serie A. Ata kanë grumbulluar më shumë pikë se sezonin e kaluar. Dhe e kaluan momentin e vështirë që patën. Interi mbetet skuadra favorite. Të jemi afër tyre është një motiv krenarie, sepse ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq”, nënvizoi timonieri i Juves.

Allegri sqaron frazën "policët dhe hajdutët” që iu referua Interit: Ishte shaka, është një lojë fëmijësh
Lexo po ashtu Allegri sqaron frazën "policët dhe hajdutët” që iu referua Interit: Ishte shaka, është një lojë fëmijësh

Në fund Allegri u pyet se rivaliteti Juventus-Inter është si ai që ndodhi sot mes Sinner-Djokovic, ku serbi u eliminua.

“Dua të komplimentoj Sinner, por është gjithmonë kënaqësi të shohësh Djokovic duke luajtur. Nëse më duhet të zgjedh, duke qenë se ai është më i ri, atëherë ne jemi Sinner dhe ata Djokovic. Por të mos ofendohet kush, pasi po bëj shaka”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori