LAJMI I FUNDIT:

Analistët japin afatet më optimale për zgjedhje të parakohshme që do t’i konvenonin Kurtit

Analistët japin afatet më optimale për zgjedhje të parakohshme që do t’i konvenonin Kurtit

Kohëve të fundit janë shtuar deklaratat për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Sipas analistëve këtyre zërave u shtohen edhe disa veprime e vendime nga Qeveria që lidhen me kalkulime politike.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar në RTV Dukagjini se nuk beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ndërmarrë hapa konkretë, duke filluar nga statuti për themelimin e Asociacionit, e më pas të shkojë drejt zgjedhjeve.

Mushkolaj ka theksuar se Kurti mund të përsërisë një “strategji të ngjashme”, duke fituar zgjedhjet me premtimin se nuk do ta themelojë Asociacionin.


“Lidhur me zgjedhjet, unë nuk besoj që pushteti aktual, kryeministri Kurti do të bëj hapa konkret në kuptimin zyrtar gjithmonë, duke filluar statutin e tutje për themelimin e Asociacionit e pastaj të vendos të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj se Albin Kurti shkon edhe njëherë në zgjidhje duke premtuar se nuk e themeloj Asociacionit, kushdo që vepron ndryshe mendoj se nuk ka të drejtë”, ka thënë ai.

Mushkolaj ka krahasuar situatën me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht sfidave dhe problemeve në Serbi, ka fituar zgjedhjet duke refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se Kosova nuk ia ka borxh Kurtit që t’ia zgjasë mandatin qeverisës.

​Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme
Lexo po ashtu ​Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme

Ai thotë se Kurti po e përdorë sigurinë për të shantazhuar qytetarët në kurriz të arsimit, ekonomisë e tjera.

“Nëse Kurti na mban me shantazhin e sigurisë se Serbia do të na sulmojë, ne nuk duhet me ia pranua sepse kemi probleme të brendshme me arsim, ekonomi e tjera… Ne nuk kemi nevojë të ja zgjasim mandatin zotit Kurti nëse nuk kemi reforma të brendshme dhe nuk zgjidh problemin me Serbinë. Kurti është si ai akrobati në litar. Ai ka ardhur në gjysmë të litarit ku e ka rrezik kthimin mbrapa, pasi ka bërë veprime dhe ka nënshkruar marrëveshje por as nuk mund të shkojë para sepse e ka Asociacionin”.

Analisti Astrit Gashi thotë se Albin Kurti do të kërkojë zgjedhje para se të bëhet Asociacioni që mund ta dëmtojë reputacionin e tij.

“Nuk shohë zgjedhje në gjashtë muajt e parë të këtij viti, por ato do të jenë potencialisht gjysmën e dytë të këtij viti. Megjithatë Kurti do t’i bëjë matjet për të parë si po sillet elektorati i tij. Kjo e sodit me billbordet është inxhiniering për zgjedhje”.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se momentumi i Albin Kurtit për zgjedhje të reja do të ishte nga gushti deri në nëntor.

“Në këtë periudhë do të ketë zgjedhje në BE e më pas në SHBA. Kurti do të dëshironte të marrë një mandat të ri para se potencialisht të vijnë Republikanët në Shtëpinë e Bardhë. Por parasegjithash Albin Kurti do të donte të shkojë në zgjedhje para formimit të Asociacionit. Por Albini nuk do të mund ta anashkalojë Asociacionin”, ka deklaruar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori