LAJMI I FUNDIT:

​Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme

​Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë po paralajmërojnë analistët politik për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, themelimi ose refuzimi i Asociacionit është barrë e rëndë për kryeministrin, Albin Kurti, andaj në fillim të vitit 2024, mund të priten zgjedhje të parakohshme në vend.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se Asociacioni pritet të bëhet shkas që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.


Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është në një pozitë tejet të palakmueshme për cilindo veprim që e merr për Asociacionit.

Ai thekson se mosthemelimi i Asociacionit ka alternativë vetëm izolimin e Kosovës, prandaj në bazë të rrethanave të reja duhet të ketë një rilegjitimim politik në vend.

“Asociacioni është shndërruar në një element të patejkalueshëm dhe çdo humbje kohe në realizmin e tij praktik shkon në dëm të qeverisë dhe të shtetit të Kosovës. Kjo nënkupton izolimin, alternativa e mosrealizimit të Asociacionit është izolimi dhe vazhdimi i masave ndëshkuese që janë aktualisht.

Kryeministri Kurti është në pozitë të palakueshme sepse përderisa ka qenë krye opozitar ka qenë kundërshtari më i madh i Asociacionit, ndërsa tani si kryeministër është vetëdijesuar se s’ka asnjë mundësi tjetër që të bllokojë procesin, por mund të neglizhojë dhe të humbas kohë. Edhe kjo ide prapë i shkon në dëm të tij, sepse si e pranojë si nuk e pranojë ai do të ketë pasoja.

Nëse e pranon do të ketë pasoja në aspektin e moralit politik, ndërsa nëse nuk e pranon atëherë do të ketë izolim dhe një lloj refuzimi të bashkëpunimit dhe bllokim të rrugës evropiane për Kosovën…Nëse nuk e pranon realizimin në praktik të Asociacionit, absolutisht janë të pritshme edhe zgjedhjet e reja pasi do të duhej një lloj ri konfigurimi duke marrë parasysh rrethanat e reja”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, edhe njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arifi i sheh të mundshme zgjedhjet e reja në Kosovë.

"Do ta shkruaj një draft modern evropian të Asociacionit, Brukseli të merret më tepër me Vuçiqin", Kurti paraqet shtatë pika për normalizimin e marrëdhënieve
Lexo po ashtu "Do ta shkruaj një draft modern evropian të Asociacionit, Brukseli të merret më tepër me Vuçiqin", Kurti paraqet shtatë pika për normalizimin e marrëdhënieve

Ai thotë për KosovaPress, se Kurti e ka delegjitimuar vetveten me pranimin e Asociacionin dhe me themelimin e tij në praktik duhet t’i drejtohet sovranit për legjitimet të ri.

“Unë mendoj se do të krijohen zgjedhje të reja sepse qeveria e ka një problematik, pasi një mënyrë e ka deligjetimuar vetveten me pranimin e Asociacionit. Kjo nuk është gjë e keqe, por tash duhet të kërkojë votën për rilegjitimim dhe jo vetëm qeveria, por duhet të kemi një konsensus shoqëror, pasi këtu edhe partitë opozitare e kanë një pjesë të përgjegjësisë, jo vetëm qeveria. Ky është një problem shoqëror dhe nacional, ku nuk duhet t’i lihet përgjegjësia vetëm qeverisë. Qeveria e ka përgjegjësinë është e vërtet, por duhet të gjejë mekanizmat që të unifikojë faktorin shqiptar dhe shoqëror se si të shkojmë tutje”, thotë ai.

Kurti së fundmi ka ofruar mundësinë që vitin e ardhshëm të shkruajë një draft modern evropian të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Duke iu përgjigjur të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjatë kësaj jave deklaroi se draft-statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti ka thënë se ai mund ta shkruajë një draft-statut në bashkëpunim me ministrat Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

Kurti në tetor të këtij viti ka pranuar planin nga euro-amerikanët për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi si dhe draft-statutin e Asociacionit, por ka kërkuar nënshkrimin e tyre si garanci për zbatim.

Qeveria Kurti është zgjedhur në Kuvend më mars të vitit 2021, derisa ka mandat deri në mars të vitit 2025./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori