Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e urës në Rogovë të Hasit.
Sipas Bajramit, Kurti nuk është kryeministër, dhe se ai po vazhdon t’i shkel ligjet, transmeton Telegrafi.
“Me gjithë votat që ka marrë, ai në këtë moment është vetëm një nga 120 deputetët, i cili me konsistencë po vazhdon t’i shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ajo.
Bajrami shton tutje se “edhe nëse dikush përpiqet t’i amnistojë duke thënë se “Ligji për Qeverinë s’është ligj i hartuar mirë”, ne e kemi Nenin 72 të Kushtetutës, i cili është i prerë: “Deputeti nuk mund të mbajë post ekzekutiv”.
Në reagim, ajo ka pohuar se kjo nuk është çështje teknike.
“Kjo është shkelje e rendit kushtetues, marrje peng e institucioneve dhe shkelje e betimit të dhënë në Kuvend. Po e përsëris: Albin Kurti nuk është më Kryeministër, as Albulena Haxhiu, as Hekurani Murati, as të tjerët nuk janë më ministra – janë deputetë që po vazhdojnë të sillen si qeveri, po i mashtrojnë qytetarët, po i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ajo.
Mes tjerash ajo ka shkruar se Kurti duhet të bëjë votat në Kuvend.
“z. Kurti, bëji votat në Kuvend! Kthehu në zyrë me mandat të ri, ose eja në Kuvend dhe rri si deputet. Përndryshe, me këto sjellje dhe veprime je duke vazhduar me rrënim të rendit kushtetues.
Kushtetuta nuk është alternativë – është detyrim”, sqaroi ajo.
Bajrami shton se “abuzimi në emër të votës, abuzimi me pushtet dhe shkelja e ligjeve dhe e Kushtetutës nuk duhet të normalizohen. Prokuroria duhet të veprojë – tani! P.S. LDK shumë shpejt do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!