LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu dëshironte të përçante palestinezët, por arriti ta ndajë Izraelin

Netanyahu dëshironte të përçante palestinezët, por arriti ta ndajë Izraelin

Në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, Benjamin Netanyahu po përpiqet të ruajë “status quo” me çdo kusht – pavarësisht fjalimit të famshëm në Universitetin Bar Ilan në vitin 2009, kur ai ra dakord në parim për krijimin e një shteti palestinez.

Lëvizjet e kryeministrit izraelit tregojnë se ai dhe kabineti qeveritar janë të interesuar të ketë konflikt të brendshëm palestinez midis Hamasit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), madje edhe me koston e mbajtjes në jetë të Hamasit.


Ky i fundit është një grup militant islamik që shteti i Izraelit dëshiron ta eliminojë. Gjermania, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende arabe e klasifikojnë si organizatë terroriste, raporton dw.

Biden: Mund të kemi shtet palestinez, por jo me Netanyahun
Lexo po ashtu Biden: Mund të kemi shtet palestinez, por jo me Netanyahun

Sipas ueb-faqes të krahut të djathtë Mida, Netanyahu u tha përfaqësuesve të partisë në vitin 2019 se Hamasi duhet të lejohet të marrë para nga Katari, pasi kjo është mënyra kryesore për të parandaluar një shtet palestinez, transmeton Telegrafi.

“Është pjesë e strategjisë sonë: të inkurajojmë ndarjen midis palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

Vitet e fundit, një pjesë e madhe e shoqërisë izraelite ka qenë indiferente ndaj kësaj taktike të kryeministrit të saj. Por, gjithçka ndryshoi më 7 tetor.

Ndryshimi i konceptit: nevojiten zgjidhje të ndryshme

Një nga shprehjet më të zakonshme të përdorura që nga sulmet terroriste të Hamasit është “shinui koncepzia” ​​- ndryshim koncepti.

Por, njerëzit presin zgjidhje të ndryshme nga ato që po ofrojnë politikanët e të dyja anëve të spektrit. Dhe Netanyahu nuk ka ofruar ende një zgjidhje të re.

Përveç kësaj, duhet thënë se një pjesë e madhe e shoqërisë izraelite nuk beson fare se ka një zgjidhje, siç theksoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Cilat janë rreziqet kryesore gjeopolitike këtë vit?
Lexo po ashtu Cilat janë rreziqet kryesore gjeopolitike këtë vit?

Izraelitët liberalë dhe me prirje të majtë po kërkojnë zgjedhje – duan largimin e Netanyahut.

Qeveria që drejton 74-vjeçari, në të cilën ka të djathtë ekstremë, po përpiqet të shfrytëzojë luftën për të rivendosur vendbanimet izraelite nga të cilat njerëzit u evakuuan kur Izraeli u tërhoq nga Rripi i Gazës në vitin 2005.

Vetë Netanyahu ka thënë vazhdimisht se Izraeli nuk ka ndërmend t’i rindërtojë ato vendbanime.

Por, partnerët e koalicionit, të udhëhequr nga ministri i Sigurisë Kombëtare, ekstremist i djathtë, Itamar Ben Gvir, po shkojnë nëpër studio televizive dhe po promovojnë të ashtuquajturin “largimin vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Netanyahu nuk e kontrollon qeverinë

Rritja e Ben Gvir tregon gjithashtu se Netanyahu ka humbur kontrollin mbi kabinetin qeveritar.

Më parë, të gjitha partitë politike – përfshirë Likudin e Netanyahut – kundërshtuan qartë elementët radikalë nga e djathta izraelite.

Dhe më pas, Netanyahu arritje marrëveshje me ekstremistin e djathtë, Ben Gvirin, për të siguruar mbijetesën politike. Kështu, ai i dha legjitimitet politik një njeriu që u dënua ligjërisht për mbështetjen e një grupi terrorist.

Sondazhet thonë se mbështetja po bie për Netanyahun, ndërsa partia ekstreme e Fuqisë Hebraike e udhëhequr nga Ben Gvir ka të ngjarë të fitojë edhe më shumë vende në parlament, ku aktualisht ka gjashtë deputetë.

Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës
Lexo po ashtu Biden: Netanyahu duhet ta ndryshojë koalicionin qeverisës, Izraeli po fillon të humbasë mbështetjen e botës

Çfarëdo që të ndodhë – shoqëria izraelite pas 7 tetorit ka ndryshuar nga ajo që ishte në kuptimin politik dhe në çdo kuptim tjetër.

Në këtë kontekst, ata do të vlerësojnë njoftimet e fundit të Netanyahut se Izraeli duhet të ushtrojë kontrollin e sigurisë mbi Gazën kur të përfundojë lufta me militantët e Hamasit.

Vendi i Netanyahut në histori do të përcaktohet nga përgjigjet e dy pyetjeve: A është Hamasi ende një kërcënim për Izraelin dhe a do të kthehen – gjallë e shëndoshë – në shtëpi pengjet që janë në duart e grupeve palestineze?

Netanyahu është udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit dhe shpesh ka thënë se dëshiron të mbahet mend si “mbrojtësi i Izraelit”.

Por, nëse nuk i arrin qëllimet që po mbron publikisht, për të do të thonë – ai humbi luftën e parë që vendi e nisi në dekada. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kalo në kategori