LAJMI I FUNDIT:

Si do të ishte renditja e La Ligas deri më tani pa gabimet e VAR-it, Barcelona do të ishte e dyta

Si do të ishte renditja e La Ligas deri më tani pa gabimet e VAR-it, Barcelona do të ishte e dyta

Trajneri i Barcelonës, Xavi, kritikoi standardet e dobëta të gjykimit në La Liga , pasi Real Madridit iu dhurua një fitore ndaj Almerias së fundmi.

Los Blancos përfituan nga vendimet e shumta të favorshme nga gjyqtari, veçanërisht me Vinicius Jr që në dukje shënonte me dorë dhe kjo ka sjell polemika të mëdha në Spanjë.


Sipas gazetës katalunase Sport, vendimet e VAR-it kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në renditjen e La Ligas këtë sezon dhe gjërat do të dukeshin krejt ndryshe nëse do të kishte vendime të drejta.

“Ajo çfarë ndodhi ishte një turp”, Laporta nuk përmbahet nga polemikat e ndeshjes Real Madrid-Almeria
Lexo po ashtu “Ajo çfarë ndodhi ishte një turp”, Laporta nuk përmbahet nga polemikat e ndeshjes Real Madrid-Almeria

Për shembull, pas ndeshjes së javës së 21-të, Barça duhet të kishte 47 pikë (në vend të 44 që ka për momentin) nëse nuk do të ishte dëmtuar nga gjykimi i dobët.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi duhet të kishte gjithashtu 47 pikë, katër më pak se numri aktual, pasi fituan katër pikë për shkak të gjykimit të gabueshëm.

"Ndihemi të vjedhur në Santiago Bernabeu" - mesfushori i Almerias godet rëndë të gjithë pas humbjes nga Real Madridi
Lexo po ashtu "Ndihemi të vjedhur në Santiago Bernabeu" - mesfushori i Almerias godet rëndë të gjithë pas humbjes nga Real Madridi

Girona do të kishte pasur gjithashtu 48 pikë nëse VAR nuk do të ishte gabonte këtë sezon dhe Barça do të ishte e dyta pas tyre, duke forcuar garën për titull.

Në vend të kësaj, vendimet e dobëta të VAR-it i kanë lënë Blaugranat në vendin e tretë, tetë pikë prapa liderëve të ligës dhe gjyqtarët këtë edicion në La Liga kanë marrë kritika të shumta. /Telegrafi/

Renditja tabelare në La Liga sipas SPORT nëse nuk do të kishte gabime nga VAR:

  1. Girona – 48 pikë
  2. Barcelona – 47 pikë
  3. Real Madrid – 44 pikë
  4. Athletic Bilbao – 40 pikë
  5. Atletico Madrid – 39 pikë
  6. Real Sociedad – 38 pikë
  7. Valencia – 31 pikë
  8. Las Palmas – 30 pikë
  9. Real Betis – 29 pikë
  10. Osasuna – 26 pikë
  11. Getafe – 25 pikë
  12. Alaves – 24 pikë
  13. Rayo Vallecano – 22 pikë
  14. Villarreal – 22 pikë
  15. Real Mallorca – 19 pikë
  16. Celta de Vigo – 18 pikë
  17. Cadiz – 17 pikë
  18. Sevilja -16 pikë
  19. Granada -12 pikë
  20. Almeria – 8 pikë

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori