FC Shkupi sot ka zyrtarizuar sulmuesin Xhemal Ibishin si përforcimin e radhës në afatin kalimtar të dimrit.
23 vjeçari ka firmosur me skuadrën nga Çairi kontratë deri në vitin qershorin e vitit 2025.
“Më gëzon fakti që do të jem lojtar i FC Shkupit, klub me aspirata madhore. Fillimisht shpreh mirënjohjen time për pritjen e ngrohte nga bashkëlojtarët, stafi teknik dhe kryesia e klubit. Është privilegj të jesh në një mes të tillë dhe luash para një tifozerie të përbetuar. Me shprese për shëndet të mirë dhe fat sportiv, besoj se do t’i arrijmë objektivat që i kanë hije këtij klubi dhe gjithë tifozëve të tij. Falënderoj kryesinë e klubit, stafin teknik dhe gjithë ata që kontribuuan për ardhjen time te FC Shkupi. Premtoj shumë punë dhe kolegialitet drejt sukseseve të përbashkëta”, ka thënë Ibishi pas prezantimit te Shkupi.
Futbollisti shkupjan te bardheblutë vjen nga radhët e Tikveshit ku luajti së fundmi, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vardarin dhe klubet kroate si Lokomotiva Zagreb, Dubrava dhe Orijent.
Ndërkohë Shkupi pas Ibishit ka prezantuar edhe një norvegjez. Bëhet fjalë për Emanuel Erik Gronner që ka firmosur marrëveshje me ekipin nga Çairi deri në vitin 2026. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251