LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri hungarez godet sërish BE-në shkaku i Ukrainës

Kryeministri hungarez godet sërish BE-në shkaku i Ukrainës

Viktor Orban iu referua edhe një herë punës së institucioneve të Brukselit dhe paraqiti një sërë kritikash për mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila realizohet përmes buxhetit të BE-së.

Këtë herë, kryeministri i Hungarisë u përqendrua më së shumti te përfaqësuesit e partive liberale në Parlamentin Evropian, për të cilët tha se shfrytëzuan edhe një herë rastin për të sulmuar Hungarinë.

Viktor Orban u hakmor në mesnatë ndaj Brukselit, Hungaria vendos veto kundër ndihmave për Ukrainën
Lexo po ashtu Viktor Orban u hakmor në mesnatë ndaj Brukselit, Hungaria vendos veto kundër ndihmave për Ukrainën

“Ata duan t’i japin para Ukrainës në katër vjet, ndërsa zgjedhjet evropiane janë vetëm pesë muaj larg. Ata në thelb duan të heqin të drejtat e njerëzve për të marrë vendime për të ardhmen e tyre. Çfarë qëndrimi antidemokratik”, shkroi në platformën X, Orban.


Ky i fundit tha se Hungaria nuk do të pajtohet kurrë me plane të tilla, transmeton Telegrafi.

“Nëse duam të ndihmojmë Ukrainën, do ta bëjmë jashtë buxhetit të Bashkimit Evropian dhe në baza vjetore. Ky është qëndrimi i vetëm demokratik vetëm pesë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.

Ndryshe, përfaqësuesit në Parlamentin Evropian kërkuan nga Këshilli i BE-së që të hetojë mundësinë e privimit të Hungarisë nga e drejta e votës.

BE-ja drejt një vendimi historik - a do të përdoret “Neni 7” famëkeq ndaj Hungarisë
Lexo po ashtu BE-ja drejt një vendimi historik - a do të përdoret “Neni 7” famëkeq ndaj Hungarisë

Në votimin e së enjtes, shumica e deputetëve mbështetën një rezolutë jodetyruese që u bën thirrje qeverive të 26 vendeve anëtare të përdorin një klauzolë në traktatet e BE-së për të ndërmarrë veprime dhe për të përcaktuar nëse Hungaria ka kryer shkelje serioze të vlerave të BE-së.

Lëvizja e eurodeputetëve nuk ka efekt juridik sepse Parlamenti Evropian nuk mund të vendosë për heqjen e të drejtës së votës nga një vend. Megjithatë, ky është një sinjal i qartë politik për institucionet e tjera të BE-së për pakënaqësinë evidente që është e pranishme brenda institucioneve, e cila në radhë të parë i referohet Hungarisë.

Ndryshe, peticioni i bën thirrje kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, që të ndërmarrë hapa sipas nenit 7 të Traktatit për Bashkimin Evropian në raport me Hungarinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori