LAJMI I FUNDIT:

BE-ja drejt një vendimi historik – a do të përdoret “Neni 7” famëkeq ndaj Hungarisë

BE-ja drejt një vendimi historik – a do të përdoret “Neni 7” famëkeq ndaj Hungarisë

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për një peticion historik, ku kërkohet revokimi i së drejtës së Hungarisë për të votuar mbi vendimet e Bashkimit Evropian.

Informacionin për nënshkrimet e mbledhura e ka publikuar përfaqësuesi, Petri Sarvamaa, i cili ka thënë se me këtë akt janë një hap më afër largimit të kryeministrit hungarez nga votimi.


“Kam mbledhur 120 emra nga disa shtete anëtare dhe grupe përfaqësuese. Faleminderit të gjithëve që mbështetën këtë peticion historik. Mbështetja për idenë e peticionit duhet të konfirmohet në seancën plenare sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund të jetë javën e ardhshme, pasi Parlamenti Evropian do të votojë rezolutën për Hungarinë. Përmbajtja e rezolutës është duke u negociuar”, tha përfaqësuesi.

Ndryshe, peticioni i bën thirrje kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, që të ndërmarrë hapa sipas nenit 7 të Traktatit për Bashkimin Evropian në raport me Hungarinë.

“Inicimi i procesit sipas nenit 7 shënon hapin e parë për të vërtetuar ekzistencën e një shkeljeje serioze dhe të vazhdueshme të vlerave të BE-së. Me konfirmimin e një shkeljeje të tillë, ai u lejon shteteve anëtare të kalojnë në hapin e dytë të nenit 7 të Traktatit, i cili potencialisht mund të rezultojë me pezullimin e disa të drejtave të votimit të Hungarisë”, thekson ai.

Eurodeputetët theksuan se ky hap është i nevojshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, neni 7 i Traktatit për Bashkimin Evropian njihet edhe si Klauzola e Pezullimit, e cila lejon mundësinë e pezullimit të anëtarësimit në BE nëse vendi shkel seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme parimet mbi të cilat bazohet BE-ja.

Në përputhje me nenin 7 të Traktatit për Bashkimin Evropian, me propozimin e një të tretës së shteteve anëtare të BE-së, Parlamenti Evropian ose Komisioni Evropian, pas marrjes së pëlqimit të Parlamentit të BE-së, mund të përcaktojnë se ekziston një rrezik i qartë i shkeljes së rëndë të këtyre parimeve themelore dhe të referohet shteti që shkel parimet në rekomandimet përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori