LAJMI I FUNDIT:

“Dënimi më i pakët, largimi nga Liga Premier” – ish këshilltari i Man Cityt paralajmëron klubin nëse 115 akuzat vërtetohen

“Dënimi më i pakët, largimi nga Liga Premier” – ish këshilltari i Man Cityt paralajmëron klubin nëse 115 akuzat vërtetohen

Manchester City mund të zbresë nga Liga Premier për shkak të 115 akuzave për thyerje të Fair Play Financiar, thotë një ish-këshilltar i klubit.

Klubi po përballet me një listë të gjatë akuzash për thyerje shkelje të rregulloreve financiare pasi një hetim nga Liga Premier që u hap në 2018.

Akuzat, të shpallura vitin e kaluar, datojnë nga viti 2009 dhe ish-këshilltari financiar i klubit, Stefan Borson, pret një dënim të madh nëse shpallen fajtor.


“Shkalla e akuzave është në një nivel krejtësisht të ndryshëm. Nuk ka dyshim, nëse ato akuza vërtetohen, kjo do të përfundojë në të paktën një nivel rënie! Ka një sugjerim për komplot gjatë një periudhe 10-vjeçare. Ata po sugjerojnë që marrëveshjet kryesore të sponsorizimit të Man Cityt nuk janë për 50-60 milionë funte, por janë për 8 milionë funte dhe e gjithë kjo ishte një mashtrim dhe një numër njerëzish gënjyen. Një ngarkesë e tërë drejtuesish nga kompani të shumta ishin në këtë mes”.

“Klubi gjithashtu gënjeu shumë palë, profesionistë, ligën, UEFA-n, FA-n. Nëse vërtetohet se kjo, situata është super serioze. Askush nuk do ta argumentonte këtë. Vetë Man City në deklaratat e tyre treguan se do të thotë për një akuzë të natyrës më serioze”, ka thënë Stefan Borson.

Man City mëson datën se kur pritet të ndëshkohet për shkeljen e 115 rregullave
Lexo po ashtu Man City mëson datën se kur pritet të ndëshkohet për shkeljen e 115 rregullave

Evertonit tashmë i janë hequr 10 pikë këtë sezon dhe mund t’i hiqen më shumë pasi ata dhe Nottingham Forest janë nën hetim për shkelje.

Shkalla e dënimit të Everton ka vendosur një precedent që shumë mendojnë se mund ta zbatojnë edhe te Man City.

Liga Premier ka caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes së Man Cityt , por CEO Richard Masters refuzoi të zbulojë se kur do të ndodhë.

Kampionët e Botës, Evropës dhe Anglisë do të duhet të presin që çështja të vazhdojë përpara se të mësojnë se për çfarë saktësisht akuzohen.

Ndërkohë, ata do të shpresojnë të qëndrojnë në garën për të fituar të gjithë titujt këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori