LAJMI I FUNDIT:

Një 54-vjeçar gjendet i vdekur në një ordinancë dentare në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një 54-vjeçar gjendet i vdekur në një ordinancë dentare në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës rreth 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një ordinancë dentare në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti ka ndodhur këtë të mërkurë, në ordinancën “Kiseri Dent”.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ‘Kiseri Dent’, e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje”.

“Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull”.

Bytyqi ka theksuar se pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/