LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Shqipëria është miku, fqinji ynë dhe së bashku do të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit në proceset integruese në BE

Mariçiq: Shqipëria është miku, fqinji ynë dhe së bashku do të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit në proceset integruese në BE

Zv. kryeministri për çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ka takuar ministrin për Evropën dhe Punët të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i cili sot ka pasur një vizitë zyrtare në Maqedoni. Takimi theksoi lidhjet e ngushta mes dy kombeve, me një vizion të përbashkët për përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Duke shprehur ndenjën e fortë të miqësisë mes dy vendeve, si dhe ekipeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat bashkëpunojnë prej kohësh, theksoi bashkëpunimin e ngushtë, bazuar në vlera dhe synime të përbashkëta.

Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta do t’i kapërcejmë sfidat me të cilat po përballemi, me një ndjenjë të fortë përkatësie në Bashkimin Evropian si dhe me një vendosmëri të përbashkët për t’u bërë anëtarë të unionit deri në vitin 2030.


“Ndjejmë një marrëdhënie dhe lidhje të ngushtë me Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është miku, fqinji ynë dhe së bashku do të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit në proceset integruese në BE”, tha Mariçiq.

Angazhimi për bashkëpunim dhe marrëdhënie të forta fqinjësore u konfirmua nga të dyja palët me theks në marrëdhëniet mes dy kombeve si miq dhe aleatë në rrugën drejt BE-së.

“Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe qëllimi ynë kryesor është ta kalojmë sfidën e ndryshimeve kushtetuese dhe vendosmërisht të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian” shtoi Mariçiq.

Nënkryetari Mariçiq dhe ministri Hasani konfirmuan përkushtimin e tyre për përpjekje të përbashkëta dhe këmbëngulje në rrugën drejt BE-së, duke premtuar se do të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje dhe mbështetje reciproke. Ata shprehën besimin se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të kapërcejnë sfidat dhe do të arrijnë qëllimin e përbashkët për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përkasin Bashkimit Evropian modern me përkushtim dhe punë të palodhshme për arritjen e qëllimit – anëtarësimin e plotë në BE. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori