Skandali i punësimeve në M-NAV: Familjarët e ministrave të pushtetit me paga të larta
Kompania shtetërore për kontrollin e fluturimeve civile M-NAV, sipas emisionit hulumtues “KOD” në televizionin Telma, është punëdhënësi me paga të majme të familjarëve të ministrave të pushtetit, përcjell Alsat.
Në mesin e rreth 300 të punësuarave në M-NAV, sipas hulumtimit të Kod ka familjar dhe të afërt të tre ministrave aktual të koalicionit BDI-LSDM.
“Tre ministra nga qeveria aktuale kanë të afërm të punësuar në Navigacionin Maqedonas. Në M-NAV janë të punësuar kunata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi, motra e Ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit dhe nipi i Ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski, si dhe të afërm të tjerë të ish-ministrave e deputetëve”, thuhet në emisionin investigativ “KOD”.
Në prononcimet e tyre për media, Osmani tha se motra e tij punon aty prej 15 vitesh, ndërsa Nikollovski tha se nipi i tij është një kuadër shumë i aftë dhe profesional dhe se është shkolluar në Kinë, Japoni, ka diplomuar në Slloveni. Koment për këto punësime nuk ka dhënë zëvendëskryeministri Grubi.
Në “Kod” përmendet edhe qëndrimi i ministrave Osmani dhe Bekteshi të cilët ishin kundër ndërrimit të drejtorëve të M-NAV-së, të cilët sipas emisionit KOD i kanë thënë Kovaçevskit se shkarkimi i drejtorëve do të dukej si dorëzim para sindikatës së kontrollorëve dhe ai sërish u tha se është një situatë që kërkon zgjidhje të menjëhershme për shkak të trafikut ajror dhe detyrimeve ndërkombëtare të shtetit.
Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ky institucion është shndërruar në një kompani familjare ku janë punësuar të afërm deri në gjeneratën e tretë. Sipas tij, ndër të tjera është gjetur nepotizmi i kryetarit të Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror, Aleksandar Tasevski. Nga OBRM-PDUKM thonë se kjo është hera e parë, mbase e vetmja që pajtohen me deklaratën e kryeministrit Kovaçevski.
“Për herë të parë pajtohemi me kryeministrin Kovaçevski, i cili tha se M-NAV është shndërruar në një firmë familjare, por duhet ta thoshte deri në fund se ajo është firmë familjare e BDI dhe LSDM-së. Ne gjithë kohës kemi thënë se M-NAV është agjencia jozyrtare e punësimit të familjarëve të pushtetit aktual”, thonë nga OBRM-PDUKM.
KOD bëri të ditur se në mesin e punonjësve të M-NAV-së ka edhe të afërm të shumë zyrtarëve dhe politikanëve. Në mesin e punonjësve janë nusja dhe djali i ish-deputetit të BDI-së, Ejup Alimi, nipi i këshilltarit të drejtorit në M-NAV, Bekim Neziri (tani i dyshuar për ndërhyrjen e kontrollit të trafikut ajror) Burimet e KOD-së pohojnë se aty është edhe nipi i zv. ministrit të Brendshëm, Nazim Bushi.
Familjarët e Nikolovskit dhe Nezirit janë të punësuar si ndihmës-kontrollues, ndërsa në repartin operativ punon edhe motra e ministrit Bujar Osmani. Familjarët e tjerë punojnë në administratën e M-NAV./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë