LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të mbetet vetëm me shtatë Topa të Artë, nisin hetimet për atë të vitit 2021

Messi mund të mbetet vetëm me shtatë Topa të Artë, nisin hetimet për atë të vitit 2021

Një situatë e re kontroverse ka nisur të ngrejë pikëpyetje rreth Topit të Artë që Lionel Messi fitoi në vitin 2021. Çmimi prestigjioz, i njohur botërisht si vlerësimi maksimal individual për një futbollist, është duke u hetuar për ndërhyrje të mundshme nga klubi i tij i atëhershëm, Paris Saint-Germain.

Mediat franceze Le Monde dhe Mediapart kanë sjellë në vëmendje akuza të rënda ndaj PSG-së, ku thuhet se klubi ka ushtruar ndikim në procesin e votimit për të garantuar se argjnetinasi do të triumfonte për herë të shtatë si fituesi i Topit të Artë, të administruar nga revista “France Football”.

Hetimi i zbuluar nga Le Monde hedh dyshime mbi përfshirjen e Pascal Ferre, i cili shërbeu si president i “France Football” kur Messi fitoi çmimin e fundit.


Futbollistët më të paguar në botë për vitin 2023
Lexo po ashtu Futbollistët më të paguar në botë për vitin 2023

Raportohet se Ferre, i cili më pas u bë anëtar i departamentit të komunikimit të PSG-së në vitin 2023, kishte përfituar nga trajtimi preferencial nga klubi, duke përfshirë bileta për ndeshje dhe një udhëtim në fluturim “business class” me Qatar Airways, e sponsorizuar nga Qeveria e Katarit.

Dyshimet janë se këto privilegje kanë mundësuar lobimin nga PSG-ja për të siguruar se Messi do të mundte konkurrentin e tij të atëhershëm, sulmuesin polak Robert Lewandowski, për të fituar çmimin në vitin 2021.

Pavarësisht këtyre akuzave, Pascal Ferre ka mohuar çdo ndërhyrje të mundshme dhe ka thënë se procesi i votimit për Topin e Artë është zhvilluar në mënyrë të ndershme dhe transparente. Çështja mbetet nën hetim dhe pritet të sjellë më shumë sqarime në të ardhmen për këtë çështje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori