LAJMI I FUNDIT:

Mourinho po e përforcon mbrojtjen, arrihet marrëveshja me Atleticon për mbrojtësin

Mourinho po e përforcon mbrojtjen, arrihet marrëveshja me Atleticon për mbrojtësin

Roma dvshiron të transferojë një tjetër mbrojtës pasi morën talentin holandez Dean Huijsen nga Juventusi.

Jose Mourinho ka probleme të mëdha në defensivë pasi Chris Smalling dhe Marash Kumbulla prej kohësh janë të lënduar derisa lëndim pësoi së fundmi edhe Diego Llorente.


Nga ana tjetër Evan N’Dicka është larguar drejt Kupës së Afrikës ku pritet të mungojë më shumë se një muaj.

Kjo ka bërë që Giallorosët të kërkojnë afrimin e një tjetër mbrojtësi dhe kanë kontaktuar Atletico Madridin për turkun Caglar Soyuncu.

27-vjeçari iu bashkua në verë Atleticos si transferim i lirë nga Leicester City, por nuk ka arritur të ambientohet me futbollin spanjoll dhe po kërkon largimin në mënyrë që të luaj sa më shumë para Kampionatit Evropian.

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka kontaktuar drejtuesit e Los Colchoneros për huazimin e turkut deri në verë me mundësi blerje.

Një përqafim i Jose Mourinhos e bindi talentin e Juventusit të bashkohet me Romën
Lexo po ashtu Një përqafim i Jose Mourinhos e bindi talentin e Juventusit të bashkohet me Romën

Fillimisht te Roma po punojnë për largimet para se të afrojnë lojtarë, derisa Leonardo Spinazzola dhe Renato Sanches pritet të largohet nga Roma.

Gjithsesi Atletico ka pranuar huazimin e lojtarit dhe tani i mbetet Romës që fillimisht të largojnë disa nga lojtarët e padëshiruar për t’i bërë vend reprezentuesit turk në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori