Trendi në rënie i prezencës së ushtarëve në misionin e saj në Kosovë, KFOR-in, nga shifra prej 50 mijë, ndër vite kishte prekur një minimum prej rreth vetëm 4500 ushtarësh.
Por, qartazi, 29 maji ishte një tregues se gjërat kishin nevojë për ndryshime rrënjësore.
Atë ditë, 93 pjesëtarë të KFOR-it përfunduan të lënduar, shumë prej tyre me lëndime të rënda.
Ky ishte bilanci i protestave të dhunshme të serbëve, me infiltrimin e grupeve kriminale, që kundërshtonin hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale të Zveçanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut e Zubin Potokut.
Gjatë gjithë vitit 2023, KFOR-it pati dukshëm më shumë angazhime në vend.
Prandaj, NATO vendosi që të rris numrin e trupave, pas ftesës, përgjigje pozitive aleanca mori nga shtete si Britania e Madhe, Turqia e Gjermania.
Madje, një pjesë e tyre mund të qëndrojnë përherë në Kosovë, në rast se bëhet realitet një nismë e theksuar disa herë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që gjatë vitit qëndroi edhe në Kosovë.
“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Ky deklarim i Stoltenberg, për diplomatin nga Shqipëria, Agim Nesho, është një paralajmërim për Serbinë dhe Rusinë.
“Ajo që ka bërë sekretari i Përgjithshëm është një masë preventive për t’i thënë edhe Serbisë por edhe Rusisë që në veriun e Kosovës do të jenë forca të shtuara të NATO-s dhe çdo gjë që mund të ndodhë aty, do të jetë një konflikt midis NATO-s dhe agresorit të mundshëm në të ardhmen”, tha për TV Dukagjinin Agim Nesho, diplomat.
Nesho ka shërbyer për disa vite si ambasador i Shqipërisë në SHBA, e përfaqësues i shtetit shqiptar në OKB.
Ai thekson se Kosova duhet të anëtarësohet me hapa të shpejtë në NATO.
“Ajo që NATO do të duhej të mendonte është procesi i integrimit sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në bashkësinë e vendeve anëtare të NATO-s. Kjo duhet të jetë zgjidhja, kjo duhet të jetë ajo që sekretari Stoltenberg dhe të gjithë kryetarët e shteteve duhet të mendojnë seriozisht”, tha diplomati.
Në tetor ndodhi gjithashtu një ngjarje e rëndësishme.
Komandanti i ri i KFOR-it morri detyrën. Ozkan Ulutash u bë turku i parë që merr komandën e KFOR-it.
Përkundër këtij ndryshimi, Mentor Vrajolli që drejton Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, nuk pret ndonjë zhvillim të ri.
“Në situatën e tanishme, mendoj se shtetet kyçe anëtare të NATO-s janë të interesuara që NATO me e rritë fokusin në Kosovë dhe mendoj që në rrethanat e tanishme një individ do të ketë më pak impakt sesa që ka pasur para disa muajve”, tha Mentor Vrajolli nga QKSS.
Vrajolli thekson se deri kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, KFOR-i u tregua neglizhent për rreziqet.
“Deri vonë, edhe pasi që u ballafaquan me pasoja të drejtpërdrejta, nuk ishin aq vigjilent sa i përket zhvillimeve të fundit. Kohëve të fundit është një diskutim më i madh sa i përket rritjes së numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Duket qartazi se KFOR-i po e sheh një potencial për destabilizim i cili po duket qartazi se është duke ardhur nga Serbia”, tha Vrajolli.
Përderisa kërkesat e parreshtura të Kosovës për ofrimin me aleancën veriatlantike vazhdojnë të mos marrin përgjigje konkrete, akterë të ndryshëm destabilizues, rrijnë në gatishmëri që përveç vendit tonë, të shfrytëzojnë edhe hapësira në shtetet përreth, për të prodhuara kriza me ndikim në rajon e më gjërë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker