LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në RMV: Nuk kemi autoritet ligjor për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në RMV: Nuk kemi autoritet ligjor për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve monitoron në situatën në M-NAV dhe për sa i përket kompetencave nuk ka kompetencë ligjore për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në disa raste ka apeluar për bashkëpunim ndërmjet Sindikatës, punonjësve dhe menaxhmentit të Kompanisë. Edhe një herë apelojmë për profesionalizëm dhe ekspertizë në funksionimin e M-NAV, ndërsa situata me procedurat administrative në kompani nuk guxon të ndikojë në funksionimin aktual të këtij institucioni jetik për shtetin”, thotë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.


Ata theksojnë se komunikacioni ajror në vend duhet të ecë pa probleme, në vazhdimësi dhe pa ndërprerje, dhe në këtë drejtim u bëjnë thirrje të gjithë të përfshirëve që të jenë profesionistë dhe të kryejnë funksionin bazë të Kompanisë.

“Për çështjet e brendshme që kanë të bëjnë me procedurat e punësimit, ato duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe nëse ka kundërshtime për procedurat, të zhvillohen në sistemin shtetëror”, tha Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. /Telegrafi/