LAJMI I FUNDIT:

Në Kaçanik burri dëmton me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën, pas një mosmarrëveshje në familje

Në Kaçanik burri dëmton me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën, pas një mosmarrëveshje në familje
Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Kaçanik, rreth orës 12:50.


Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/