Në konferencën e përjavshme për mediat, Sali Berisha, është shprehur këtë të premte se nuk ka asnjë lloj përshtypjeje se çfarë vendimi do të marrë gjykata për të.
Ai thekson se nuk ka ndërhyrë në asnjë proces gjyqësor, por ka kërkuar vetëm të mbrojë Kushtetutën.
“Qëndrimi i Sali Berishës nga dita një deri sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston. Mbrojtja e Kushtetutës, kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe, ajo është iluzion dhe joreale.
Pra, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces dhe në asnjë vendim, por vetëm kam mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën për çdo qytetar që beson se barazia para ligjit, se zbatimi i ligjit është kushti i kushteve për të garantuar liritë e individit.
Asnjë rekomandim, unë nuk u bëj avokatëve të mi. Në qoftë se ka të bëjë me qëndrime direkt të miat, ata do më pyesin. Për të tjerat, çfarë ka të bëjë me zbatimin e ligjit, legjitimitetin e procedurave gjyqësore, ata kanë autoritet të plotë të vendosin pa më pyetur fare. Ky është raporti.
Ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që ata e konsiderojnë.
Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do të vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim”, u shpreh Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Mashtrimi me kredidhënien, prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për pesë persona
Numri i mandateve në Kuvend pas rivotimit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251