LAJMI I FUNDIT:

Gjykata shtyn sërish vendimin për masën e sigurisë për Berishën, zbardhet arsyeja

Gjykata shtyn sërish vendimin për masën e sigurisë për Berishën, zbardhet arsyeja

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shtyrë sërish vendimin për dhënien e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në seancën e mbajtur këtë të enjte, GJKKO vendosi që vendimi të jepet ditën e shtunë në orën 11:00.


Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Seanca shtyhet per ditën e shtune ne 30 dhjetor, për t i dhene mundësi avokateve mbrojtës të depozitojne kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues”, njofton GJKKO.

Gjykata shqyrton kërkesën për arrest shtëpie, Berisha: Rama bastard, pasardhës i një xhelati, ka tmerr nga unë
Lexo po ashtu Gjykata shqyrton kërkesën për arrest shtëpie, Berisha: Rama bastard, pasardhës i një xhelati, ka tmerr nga unë

Kujtojmë se SPAK kërkoi që Berishës t’i caktohet masa e sigurisë “Arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin të caktohet me mbikëqyrje policore, si dhe të mos i lejohen komunikimet me persona jashtë familjes.

Avokatët e Berishës, rikërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konfliktit interesi me ish-kryeministrin.

Si parapërgatitje për këtë vendim të GJKKO, Berisha nga ana tjetër në 5 ditët e fundit ka bërë disa lëvizje. Fillimisht ka nisur një proces riorganizimi të partisë që tashmë do duhet të funksionojë në këto kushte të reja që Berisha nuk do mundet të dalë nga banesa. Po ashtu, janë shtuar kontaktet me grupimin e Bardhit për të mundësuar një koordinim të aksionit opozitar edhe përtej Kuvendit.

Ish-kryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi sa i takon privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. /Telegrafi/