LAJMI I FUNDIT:

Grupi terrorist i Banjskës i përfshirë në protestat e dhunshme në Beograd të Serbisë

Grupi terrorist i Banjskës i përfshirë në protestat e dhunshme në Beograd të Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka angazhuar edhe pjesëtarë të grupit terrorist që morën pjesë në sulmin e Banjskës, për të shkaktuar trazira në protestat e opozitës në Serbi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it, sipas të cilëve, Gjorgje Balloviq, Nikolla Niciforoviq, Millan Ivanoviq dhe Zhivko Jakshiq, për disa ditë kanë qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në protesta.


Kjo sipas të njëjtit burim, për t’u infiltruar në turmë, pasi që konsiderohet se janë të panjohur në Beograd.

Ndërkaq në deklaratën e opozitës thuhet se “autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”.

Pamjet nga ajri demantojnë pretendimin e Vuçiqit për numrin e protestuesve që morën pjesë në Beograd
Lexo po ashtu Pamjet nga ajri demantojnë pretendimin e Vuçiqit për numrin e protestuesve që morën pjesë në Beograd

Ndryshe, protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Sipas këtij koalicioni, në protestën e mbrëmshme u përdor forcë brutale nga regjimi.

Në deklaratën e SPN-së thuhet se njësitë speciale kanë përdorur forcë brutale ndaj qytetarëve.

“E rrahën njërin nga demonstruesit dhe ia thyen këmbën, duke e goditur me shqelma përderisa ishte i shtrirë në tokë. Pas protestës, policia sulmoi edhe Radomir Lazoviqin nga Fronti i Gjelbër i Majtë”, thuhet në njoftimin e SPN-së.

Ky koalicion politik deklaroi se janë arrestuar një numër i madh i qytetarëve paqësorë, për të cilët paralajmëroi se do të sigurojë mbrojtje ligjore.

Ndryshe, gjatë protestës së mbrëmshme dera e Kuvendit në Beograd është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë
Lexo po ashtu Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

Pas incidenteve, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve serbë.

“Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”, tha ai ndonëse videot e publikuara tregojnë se ndaj protestuesve u ushtrua dhunë.

Kujtojmë se, misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës.

Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori