LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë

Pamje të tjera të reagimit brutal të policisë ndaj protestuesve në Beograd – teksa Vuçiq postoi një fotografi duke ngrënë mollë

Forca të shumta të policisë dhe xhandarmërisë ndërhynë të dielën në mbrëmje për të penguar mbështetësit e opozitës të hynin në ndërtesën e Parlamentit të Beogradit.

Kjo ndodhi gjatë protestës së 7-të paszgjedhore të koalicionit të opozitës së qendrës së majtë në Serbi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Opozita akuzon Vuçiqin se ka dërguar huliganë në protesta për të nxitur reagimin e policisë
Lexo po ashtu Opozita akuzon Vuçiqin se ka dërguar huliganë në protesta për të nxitur reagimin e policisë

Policia, e bllokuar brenda ndërtesës së Kuvendit të Beogradit, hodhi gaz lotsjellës dhe bomba tymi, ndërsa qindra protestues thyen dyert dhe dritaret me gurë.

Sipas burimeve jozyrtare janë plagosur disa protestues dhe të paktën pesë policë. Të paktën 35 persona janë arrestuar.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë reagimin brutal të policisë.

Pas shpërndarjes së demonstratave, policia vendosi kordonë pranë godinave të institucionit në qendër të qytetit dhe pak para mesnate situata u qetësua dhe qarkullimi u rikthye në rrugët qendrore të qytetit.

Vuçiq thirri takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – detaje të tjera rreth protestave të dhunshme në Beograd
Lexo po ashtu Vuçiq thirri takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – detaje të tjera rreth protestave të dhunshme në Beograd

Dhe pak minuta para se policia të shpërndante me dhunë protestuesit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq postoi një foto duke ngrënë mollë.

Ndryshe, protestat erdhën pasi opozita akuzon qeverinë për parregullsi në procesin zgjedhor dhe vjedhje të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq shpalli fitoren absolute natën e zgjedhjeve më 17 dhjetor dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (RIK) konfirmoi një ditë më vonë se SNS fitoi 46.84 për qind të votave.

Koalicioni opozitar i qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës” (SPN) fitoi 23.38 për qind.

U thyen xhamat e dyerve dhe dritareve - pamje të tjera të momentit kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kuvendit të Beogradit në Serbi
Lexo po ashtu U thyen xhamat e dyerve dhe dritareve - pamje të tjera të momentit kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kuvendit të Beogradit në Serbi

Ndërsa në zgjedhjet paralele të mbajtura në Beograd, SNS ka rreth 38 për qind dhe SPN rreth 35 për qind të votave.

Por ai koalicion, i cili bëri thirrje për protesta, pretendon se vullneti i qytetarëve është vjedhur nga abuzime të shumta, kryesisht në kryeqytet.

Vëzhguesit ndërkombëtarë patën vërejtje gjithashtu, duke gjykuar se fushata për zgjedhjet, megjithëse nuk ishte kandidat, karakterizohej nga dominimi i Vuçiqit, i cili së bashku me konkurrencën e pandershme, mediat e njëanshme, sjelljen e votuesve nga Republika Srpska, si dhe shumë parregullsi të tjera – ndikuan për kushte të pabarabarta zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori