LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit për liri e pavarësi

Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit për liri e pavarësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar anëtarët e LDK-së, në 34 vjetorin e themelimit të partisë.

Abidhxiku thotë se “fundi i vitit 1989, për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë e vet lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist e totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popuj gjithandej Evropës”.

“Kosova, shqiptarët këtu, s’bënin përjashtim. Një muaj pas rënies së Murit të Berlinit, saktësisht më 23 dhjetor të vitit 1989, intelektual të shquar të kohës, kishin nisur rrënimin e murit të shtypjes shekullore ndaj popullit të Kosovës.


Si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, këta themeltarë të orëve të rënda, kishin krijuar lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, kishin krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thotë Abdixhiku.

Ai ka shkruar se “lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës”.

Më tej, kreu i LDK-së, shkruan se secili anëtarë duhet të angazhohet për rrugëtimin e ri të partisë.

“Sot, në këtë 34 vjetor, uroj dhe ftoj secilin anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, secilin të djathtë, patritot e rugovist, të angazhohet në rrugëtimin tonë të ri historik; fitoren e madhe të dekadës së katërt, që përmbushë ëndrrën tonë politike të ditëve të para: Kosova një shtet i lirë, i pavarur e sovran, i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivitetet sot i nisëm tek varri i Themeltarit; për të vazhduar me Forumin e Rinisë tek Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.
Zoti e bekoftë Kosovën.Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Urime dita e themelimit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori