LAJMI I FUNDIT:

Java e 28-të e shtatzënisë: Rikthehen lodhja, nervozizmi dhe tretja e dobët

Java e 28-të e shtatzënisë: Rikthehen lodhja, nervozizmi dhe tretja e dobët

Ju keni hyrë në tre muajt e fundit

Ka ardhur java e njëzetetetë e shtatzënisë dhe ja cilat janë ndryshimet që mund të prisni sa i përket bebes, por edhe juve.

Bebja juaj tani mund të dallojë dritën dhe errësirën, kështu që nëse ia drejtoni llambën në stomak, ajo mund të reagojë shumë shpejt me goditje. Dhe ja çfarë ndodh me nënën e ardhshme.


Çfarë ndodh me beben?

Gjatë kësaj jave, bebja shton peshë dhe toni i muskujve i përmirësohet. Ajo peshon rreth 1000 gramë (sa një brokoli), dhe është rreth 37 cm i gjatë.

Bebja tani mund të kapsallit sytë! Qerpikët janë rritur plotësisht dhe janë gati për të mbrojtur sytë e bebes nga substancat e dëmshme pas lindjes. Gjithashtu, bebja mund të dallojë dritën dhe errësirën (vëren dritën që kalon nëpër mitër).

Sistemi nervor qendror është zhvilluar mjaftueshëm për të qenë në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit, transmeton Telegrafi.

28 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë ndodh me nënën?

Fillon tremujori i tretë – një periudhë në të cilën ju presin shqetësime, si ngërçe në këmbë, venat me variçe, ënjtje, tretje të dobët, lodhje, nervozizëm,… por edhe ardhja e bebit tuaj! Në tre muajt e fundit të shtatzënisë do të shtoni rreth 5 kg, nga të cilat foshnja do të peshojë 3 deri në 3,5 kg. Nevoja për lëng do të rritet gjithnjë e më shumë.

Sekrecioni vaginal zakonisht rritet gjatë kësaj periudhe. Të brendshmet nga pambuku mund të ndihmojnë. Kontaktoni mjekun tuaj nëse dyshoni se keni një infeksion kërpudhor.

Në pjesën e poshtme të këmbëve, mund të ndjeni një ndjesi të pakëndshme djegieje dhe një dëshirë të parezistueshme për t’i lëvizur ndërsa përpiqeni të pushoni ose të flini. Nëse kjo ndjenjë zhduket kur lëvizni, mund të keni sindromën e këmbës së lodhur. Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë e shkakton këtë, por është relativisht e zakonshme tek gratë shtatzëna. Provoni të masazhoni dhe shtrini këmbët, zvogëloni kafeinën, e cila mund të përkeqësojë simptomat. Tabletat e hekurit gjithashtu mund të jenë të dobishme.

Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben
Lexo po ashtu Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben

Tani do të shkoni më shpesh në ekzaminimet para lindjes. Në javën e 28-të rekomandohet edhe një test stresi për diabetin, veçanërisht nëse gruaja shtatzënë është mbi tridhjetë vjeç, ose nëse ka zhvilluar një nga faktorët e rrezikut për diabetin gjatë shtatzënisë (obeziteti p.sh.). Nëse testi i gjakut që keni bërë në tremujorin e parë tregoi se jeni Rh negativ, mund të merrni një injeksion me Rhogam (imunoglobulinë Rh), e cila do të parandalojë trupin tuaj të prodhojë antitrupa që mund të sulmojnë gjakun e foshnjës. Nëse foshnja është Rh pozitive, pas lindjes do të merrni një dozë tjetër dhe nëse është Rh negative, si ju, nuk do t’ju duhet ky injeksion.

Java e 29-të e shtatzënisë: Bebja është gjithnjë e më aktive, por trupi juaj po bën një gjë të mrekullueshme
Lexo po ashtu Java e 29-të e shtatzënisë: Bebja është gjithnjë e më aktive, por trupi juaj po bën një gjë të mrekullueshme

Çfarë duhet të bëni?

Pini lëngje. Plotësoni nevojën tuaj dhe pini shumë lëngje për të shmangur dehidratimin që nxit kapsllëkun.

Zgjidhni një pediatër. Pyetni miqtë, kolegët, fqinjët ose gjinekologun tuaj se cilin pediatër do t’ju rekomandonin. Edhe pse mund të duket shumë herët për të menduar për këto gjëra, mbani mend se fëmija juaj do të ketë vizitën e parë te mjeku menjëherë pas lindjes. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori