Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, pas tensioneve në veri sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ka bërë që të shtohen patrullimet në vijën kufitare me Serbinë dhe në gjithë zonën e veriut.
Rrugët malore e aspak të përshtatshme janë një rutinë për njësitin me ushtarë italianë të KFOR-it.
Nga rrafshi i Zveçanit, patrullimi vazhdon nëpër fshatin Zhitkoc, pastaj në Zheronicë për të dalë në majën e malit në Zavicaj. Prej aty patrulla e KFOR-it Italian zbret në afërsi të fshatit Çabër, ndër të paktat zona të Zubin Potokut e banuar me shqiptarë. Më pastaj rutina e patrullimit vazhdon në drejtim të kufirit, por zona kufitare, të paktën me Serbinë, nuk nënkupton vetëm terrene të papërshtatshme malore.
Përpos kufirit me Serbinë, trupat italiane të KFOR-it patrullojnë edhe Liqenin e Ujmanit dhe malet përreth. Patrullimi bëhet përgjatë 24 orëve. 9.2 kilometra të liqenit janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 të tjera në Serbi.
Pos zonës ujore patrullimi vazhdon edhe në këmbë, ndonëse me raste nuk janë të pajisur me armë të gjata, varet nga situate e po ashtu kombësia e ushtarëve dhe politika e atij shteti.
“Patrullat tona janë prezente, ne lëviznim në të gjithë hapësirën, si për shembull në vijën kufitare administrative, në Zubin Potok, në Zveçan, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë kapiteni Guglielmino Esercito.
Ditët e fundit të këtij viti janë deri diku të qeta e pa telashe, por intensifikimi i patrullimeve të KFOR-it, por më e rëndësishmja, numrit të ushtarëve, erdhën vetëm pas dhunës së muajit maj dhe sulmit terrorist të Banjskës, këtë shtator.
Vitin e kaluar KFOR-i numëronte 3700 ushtarë ndërsa këtë vit numri shkon në afër 4600.
Italia prin për nga numri i ushtarëve, e numër të përafërt të ushtarëve kanë sjellë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia. Krahas shteteve tjera, në Kosovë aktualisht janë 869 ushtarë italianë, 593 amerikanë, dhe 369 ushtarë janë nga Turqia.
Udhëheqësi i epikës, tregon që kanë komunikim të mirë me banorët lokal e po ashtu edhe me forcat e Policisë së Kosovës.
“Njerëzit këtu kanë përshtypje shumë pozitive për prezencën tone. Ne kemi shumë patrullime të përbashkëta (me Policinë) pra gjithçka koordinohet paraprakisht para patrullimit, gjithçka është e planifikuar, ne nuk kemi problem me komunikimin me të tjerat njësi”, ka deklaruar ai.
Kufiri me Serbinë është kryesisht zonë malore dhe ka gjatësi gati 400 kilometra, ndërsa përveç KFOR-it, patrullime të vazhdueshme kryhen edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Hoxha: Shoh shenja që LVV dhe PDK mund të bëhen bashkë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron