Nga: Aurel Plasari
U përsërit edhe në këtë përvjetor të Kongresit të Manastirit frika nga historia si këmbëngulje për t’i bishtnuar së vërtetës. U vijua me ripërtypjen gjithë siguri të “njësimit” të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongres, të një “alfabeti të vetëm” të Kongresit etj. Faktet historike dëshmojnë ndryshe.
Komisioni i Alfabetit prej 11 anëtarësh, që përbëhej nga përfaqësues të tri alfabeteve kryesore në përdorim në atë kohë – Gj. Fishta (kryetar), L. Gurakuqi, S. Peci, Mid’hat Frashëri, Sh. Kolonja, Dh. Buda, N. Mjeda, Gj. Qiriazi, B. Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor Cilka – vendosën krijimin e një alfabeti “të ri” të shqipes me bazë atë latin.
Mirëpo, në fund, për shkak të këmbënguljes së “stambollitëve”, u vendos që të lejohej përdorimi i dy alfabeteve, i “të riut” me bazë latine dhe i alfabetit të Stambollit, të modifikuar, që mbahej me përhapje sidomos në jugun e Shqipërisë dhe gëzonte mbështetje të fortë.
Pra: nga Kongresi i Manastirit shqiptarët dolën me dy alfabete, jo me një dhe pra jo me ndonjë “njësim” të alfabetit të shqipes. Madje, nëse shihet vendimi i nënshkruar, alfabeti i Stambollit renditej me nr. 1, ndërsa ai me bazë latine me nr. 2. Jo vetëm kaq, por edhe vetë teksti i vendimit – lexojeni! – është shkruar me alfabetin e Stambollit dhe jo me “të riun”.
Padyshim që edhe thjeshtimi i çështjes së shkrimit të shqipes me dy alfabete ishte hap pozitiv, sepse hiqte nga qarkullimi një numër jo të vogël alfabetesh të tjera me të cilat ishte shkruar deri në atë kohë shqipja duke i ndërlikuar tejmase marrëdhëniet me lexuesit.
Komisioni i Alfabetit shprehte besimin që koha – nënkuptohej zhvillimi i shkrimit të shqipes – do të zgjidhte më të mirin ndër dy alfabetet, si dhe më praktikun ndër të dy.
As Kongresi i Dytë i Manastirit, që u mbajt nga 2 deri 3 prill 1910, nuk e zgjidhi dot çështjen e dy alfabeteve, por propozoi mbledhjen e një kongresi tjetër për njësimin e alfabetit.
Parashikimi i Komisionit të Alfabetit të Kongresit të 1908-s rezultoi realist dhe largpamës: rivalitetin mes dy alfabeteve e zgjidhi koha duke e hequr njërin syresh mënjanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje