LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian do të zvogëlojnë bazat ekonomike të Rusisë për luftë

Zelensky: Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian do të zvogëlojnë bazat ekonomike të Rusisë për luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se sanksionet e reja të vendosura ndaj Moskës nga Bashkimi Evropian, do të “ulin me të vërtetë” bazën ekonomike të Rusisë për luftë kundër vendit të tij.

Sot, BE-ja miratoi paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin kryesisht ndalimin e importit të diamanteve ruse në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.

Vendet e BE-së e konfirmuan atë paketë të premten, në margjinat e samitit evropian, por ajo nuk mundi të miratohej për shkak të rezervave të Austrisë, të cilat më pas janë hequr.


Është paketa e 12-të që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, e presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi vazhdon të mbështesë Ukrainën.

“E gjithë kjo me të vërtetë do të ndihmojë në reduktimin e bazës ekonomike të luftës”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që sanksionet e vendosura nga Evropa të funksionojnë globalisht”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Azia
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Amerika Latine
Sulm me dronë në një rafineri nafte në Krime, zjarr i madh

Sulm me dronë në një rafineri nafte në Krime, zjarr i madh

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Kalo në kategori