LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do t’i çojmë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran dhe shkarkimin e anëtarit të KPK-së

Tahiri: Do t’i çojmë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran dhe shkarkimin e anëtarit të KPK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi të premten në seancën e Kuvendit të Kosovës është votuar Ligji për Fondin Sovran si dhe është miratuar shkarkimi i anëtarit të Këshillit Prokurorial, Agron Beka.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Ligjin për Fondin Sovran si dhe shkarkimin e anëtarit të KPK-së, Beka do t’i çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, me miratimin e Ligjit për Fondin Sovran cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Republikës, si konkurrenca e lirë, liria ekonomike, trajtimi i barabartë i investitorëve.


Kuvendi miraton Fondin Sovran
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Fondin Sovran

“Me këtë ligj, mëtohet të krijohet një megastrukturë burokratike që dëmton buxhetin e shtetit, krijon pasiguri juridike dhe mbi të gjitha cenon vlerën kushtetuese të sundimit të ligjit, sepse në organizimin dhe funksionimin e tij, nuk do të zbatoj as ligjin bazik për ndërmarrjet publike, as ligjin e punës, as të prokurimit publik por do të qeveriset sipas tekeve të kuazi ekspertëve të shitur”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai tha se me përmes këtij ligji mijëra punëtorë të ndërmarrjeve rrezikojnë të mbesin në rrugë, duke i zëvendësuar me militantë partiak e me familjarë të pushtetarëve.

“Prandaj, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku me argumentet juridike do të angazhohemi për ta rrëzuar edhe këtë ligj, që bazën ideologjike e ka në ekonomitë komuniste”.

Tahiri theksoi se edhe me shkarkimin e anëtarit të KPK-së, Agron Beka paraqet përpjekjen e radhës për të bllokuar këtë institucion të pavarur kushtetues, që më pas siç u shpreh ai “ta kapin dhe nënshtrojnë”.

Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit në Këshillin Prokurorial
Lexo po ashtu Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit në Këshillin Prokurorial

“Edhe ky vendim përbën cenim arbitar të pavarësisë dhe punës së KPK-së, dhe si grup paralamentar, ashtu siç jemi angazhuar në raste të tjera, edhe kësaj radhe nuk do të lejojmë prishjen e parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve duke e dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori