LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit në Këshillin Prokurorial

Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit në Këshillin Prokurorial

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten kanë shkarkuar Agron Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për shkarkimin e Bekës kanë votuar 62 deputetë ndërsa s’ka pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.


Shkarkimi i tij është bërë pas përsëritjes së votimit, meqë partitë opozitare kanë kundërshtuar votimin e parë me arsyetimin se ka pasur paqartësi gjatë numërimit të votave.

“Me 62 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenuese, Kuvendi e shkarkoi Agron Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës
Lexo po ashtu KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

Herën e fundit, shkarkimi i Bekës kishte dështuar më 2 nëntor në mungesë të kuaorimit. Më 2 nëntor, në mungesë kuorumi, ishte shtyrë për seancë tjetër votimi i rekomandimit për shkarkimin e anëtarit joprokuror në KPK. Edhe më 19 tetor, në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk e kishte shqyrtuar rekomandimin për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të KPK-së.

Pas inicimit të Komisionit për shkarkimin e Bekës, Këshilli Prokurorial pati akuzuar deputetët për tendencë për ndërhyrje e cenim të sistemit prokurorial. KPK-ja pati akuzuar Komisionin se e ka marrë vendimin pa i shqyrtuar të gjitha provat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori