Drita me mund eliminon Florianan, kualifikohet në raundin tjetër

Kampionia e Kosovës Drita ka arritur ta eliminojë më shumë mund Florianan, për t’u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
“Intelektualët” fituan me rezultat të ngushtë 2-1, sfidë ku u nevojit edhe koha shtesë për ta pasur fituesin.
Drita e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste iu mungoi finalizimi.
Mirëpo, ishte Floriana që e zhbllokoi rezultatin. Ishte Mbong që shënoi një gol të bukur për ta lënë Malokun të shtangur (40’).
Heroi i Dritës rezultoi të jetë i inkuadruari Ovouaka që ishte protagonist në të dy golat. Fillimisht dribloi disa lojtarë për të asistuar për Jorgo Pëllumbin i cili barazoi rezultatin (88’) dhe njëkohësisht dërgoi ndeshjen në vazhdime.
I njëjti pastaj e bëri Kauan të shënonte autogol në përpjekje për ta larguar topin, duke vulosur përmbysjen e Dritës (91’).
Drita në raundin e tretë kualifikues do të përballet me ekipin nga San Marino, Trefiori./Telegrafi/











































