LAJMI I FUNDIT:

“Juventusi i Allegrit ka personalitet, nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Ligën e Kampionëve” – Capello flet për dy ekipet e para italiane në renditje

“Juventusi i Allegrit ka personalitet, nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Ligën e Kampionëve” – Capello flet për dy ekipet e para italiane në renditje

Trajneri i famshëm italian, Fabio Capello shprehet se Juventus ka fituar besim dhe në fushë shfaq personalitet, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk kuptoi strategjinë e Simone Inzaghit në Ligën e Kampionëve.

Gara e titullit në këtë sezon të Serie A duket se do të jetë mes Inter dhe Juventus.


“Te Juventus po shoh një bindje që nuk e kanë pasur më parë, lojtarët e dinë mirë se çfarë duan dhe si t’ia dalin për të arritur objektivin. Allegri ka në dispozicion një skuadër me shumë personalitet dhe me personalitet arrihet gjithçka. Personaliteti bën diferencën”.

“Por, sërish Inter mbetet favorite për titullin. Nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Evropë, ndeshja me Real Sociedadin ishte vendimtare për të shmangur rrugëtimin më të rrezikshëm në Ligën e Kampionëve dhe ai e la në stol Lautaron për më shumë se një orë”.

“A nuk ishte më mirë që argjentinasi të luante më pak minuta ndaj Udineses, aq më tepër kur edhe rezultati ishte 3-0?”.

Allegri: Juventusi e di se Interi është favorit për titull, ne kemi nevojë për ekuilibër
Lexo po ashtu Allegri: Juventusi e di se Interi është favorit për titull, ne kemi nevojë për ekuilibër

“Tani kanë ndeshjen me Lazion në Olimpico, unë pres që ta shoh atë freskinë e Interit në fushë sepse për këtë arsye ndryshuan strategji në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Capello. /Telegrafi/