Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Buxhetin për vitin 2024, prej mbi 3.3 miliardë euro i cili buxhet nga eksperti i çështjeve ekonomike dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri, po quhet si buxhet i stagnuar e jo i zhvillimit ekonomik.
Duke bërë një krahasim mes buxhetit të vitit aktual dhe atij të vitit 2024, Shatri thotë se ka një rritje prej vetëm 100 milionë eurosh, e cila sipas tij, është shumë e ultë për tu konsideruar si rritje ekonomike.
Në një deklaratë për Telegrafin, ish ministri i Ekonomisë ka bërë një krahasim duke tërhequr një paralele me Shqipërinë e kohës së komunizmit nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, duke deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën krahasime të ngjashme me buxhetin e katër viteve më parë.
Shatri argumenton se rritja e buxhetit për vitin 2024 është më i ultë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria, pas 50 vjetësh, e krahasonte rritjen e prodhimet me vitin 1939. Edhe ky e krahason buxhetin në katër vjet përpara. Rritja e buxhetit për vitin 2024 në krahasim me vitin 2023 është rritja më e vogël në historinë e Kosovës së pavarur. Vetëm 100 milionë janë rritur, d.m.th janë rritur shpenzimet buxhetore në krahasim me vitin 2023. Vetëm 100 milionë. 100 milionë në 3.2 miliardë nuk janë kurrgjë”, tha ai.
Eksperti i çështjeve ekonomike tha se buxheti për vitin 2024 është buxhet stagnues.
“Ky buxhet është stagnues që i mbledh vetëm shpenzimet e domosdoshme, pagat, shpenzimet qeveritare, të pushtetit lokal dhe qendror dhe këto transfere sociale, të cilat Kurti i përdorë herë pas herë. Kur nuk mundet me realizu investimet kapitale, i zhvendos tek transferet sociale për ta rritur popullaritetin e vet tek një shtresë e njerëzve në nevojë”, tha tutje Shatri për Telegrafin.
Sipas tij, fondet e dedikuara për pensionistët dhe shtesat për fëmijë janë thjeshtë “vitra” populliste, të cilat nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“I ka ndarë tash në fundvit, pasi i kanë mbetur pa shpenzu nga mos aftësia për me organizu punën dhe me realizu investimet, që me ecë përpara në zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.
Kjo situatë, sipas tij, reflekton më shumë një qeverisje që përdor buxhetin për qëllime populliste sesa për të drejtuar zhvillimin ekonomik të vendit.
“Qeveria e ka për obligim që të bëjë një plan të shpenzimit të këtyre mjeteve dhe të një pjese edhe në funksion të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik. Kurti nuk është duke e bërë këtë punë. Formalisht e kanë nda fondin për kategorinë e investimeve kapitale, po ato nuk i realizon as 30 për qind, e më pas i shndërron për transfere sociale edhe pa kurrfarë efekti. Asnjë projekt që vlen diçka për kapital në tri vjet e këtij mandati qeverisës nuk është realizu as nuk e ka bo asnjë hap për m’u përfundu”, u shpreh ai.
Siç vlerësoi Shatri për Telegrafin Qeveria nuk e ka realizuar asnjë projekt kapital në tri vitet e fundit.
“Krejt janë në nismë në vitin 2020, e Kurti i ka stagnu”.
Për më tepër, Shatri thekson se pensionet nuk do të rriten, dhe me rritjen e çmimeve, ato në fakt do të zvogëlohen realisht vitin e ardhshëm.
“Pensionet nuk do të rriten asnjë cent, pensionet bazike, edhe do të thotë që pensionet realisht po zvogëlohet vitin e ardhshëm. Kurti një pjesë të mjeteve që i ka në buxhet me një një farë makinacioni, që nuk është i ligjshëm i kalon prej një kategorie në një kategori tjetër, edhe i ndan, siç i ndau tash 60 milionë për 100 euro pensione dhe shtesat për fëmijë. Ky nuk është nuk është veprim i rregullt, nuk është veprim i një qeverie që e synon zhvillimin ekonomik, por këto veprime i merr herë pas here për qëllime populliste dhe për me thënë që i kemi realizu buxhetin tash para vitit të ri”, vlerësoi ish ministri i Ekonomisë, Haki Shatri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje