Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një mbledhje të rëndësishme të Partisë së Socialistëve Evropianë, e cila u mbajt për të përgatitur vendimet për Këshillin Evropian dhe për të diskutuar sfidat aktuale si lufta në Ukrainë dhe çështjet e zgjerimit të BE.
Në margjina të kësaj mbledhje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati rastin të bisedojë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, me Kryetaren e Grupit të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iratxe García Pérez, me Komisarin Evropian për Punësim dhe për të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, por sigurisht edhe me Kryetarin e PES-it, Stefan Löfven dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Giacomo Filibeck.
Në fjalimin e tij Kurti foli për arritjet e Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe për rritjen ekonomike në këto 32 muaj sa LVV është në qeverisje.
Ai theksoi angazhimin e Kosovës ndaj reformave dhe rritjes ekonomike, duke sjellë në vëmendje arritjet e qeverisjes së tij, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Gjithashtu, Kurti zyrtarëve të lartë të BE u bëri thirrje për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe për përparim të mëtejshëm në rrugën e integrimit evropian.
“Kryeministri Kurti rikujtoi masat e padrejta që i janë vënë Republikës së Kosovës dhe bëri thirrje për heqjen e këtyre gjersa theksoi se shteti autoritar fqinj është ai që bart fajin për eskalimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës. Barrikadat e paramilitarëve u zëvendësuan me sulme paramilitare, sulme terroriste, lideri i të cilëve është i lirë në Serbi dhe merr pjesë në mitingjet e presidentit të Serbisë.”.
Kryeministri Kurti ripohoi përkushtimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura sivjet por duke kërkuar nënshkrimin e dy palëve si një garanci ligjore për një zbatim pa shkelje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251