LAJMI I FUNDIT:

Toni Kroos i bie ‘pishman’ për një vendim që e ka marrë vite më parë – do të gëzojë shumëkë

Toni Kroos i bie ‘pishman’ për një vendim që e ka marrë vite më parë – do të gëzojë shumëkë

Të përfaqësosh vendin tënd është një përvojë unike, por ta bësh këtë në një turne madhor në vendin tënd? Është diçka që çdo lojtar e ëndërron dhe këtë duket se po e bën edhe Toni Kroos.

Mesfushori i Real Madridit u tërhoq nga ndeshjet ndërkombëtare pas një largimi të palavdishëm me Gjermaninë nga Kupa e Botës 2018 në Rusi, me Die Mannschaft që u eliminua në fazën e grupeve. Pasi kishte fituar Kupën e Botës në 2014, Kroos vendosi që cikli i tij të kishte përfunduar.


Megjithatë, së fundmi Antonio Rudiger zbuloi se i kërkon Kroosit që të kthehet në kombëtaren gjermane ‘çdo ditë’. Pas udhëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve në Berlin për t’u përballur me Unionin, Kroos i tha DAZN se ai nuk mund të zbulonte përgjigjen e tij ndaj bashkatdhetarit të tij.

E ardhmja e Toni Kroos, Real Madridi tanimë ka marrë një vendim për gjermanin
Lexo po ashtu E ardhmja e Toni Kroos, Real Madridi tanimë ka marrë një vendim për gjermanin

“Më është dashur të mendoj për këtë për një kohë të gjatë, më ka zënë në befasi sepse nuk e kisha menduar vetë, por ai e bëri”, deklaroi maestro i mesfushës së Los Blancos.

“Kjo më bëri të mendoj për këtë dhe t’i jap një përgjigje që nuk mund t’jua zbuloj sot”, shtoi Kroos me një buzëqeshje.

33-vjeçari me siguri do të kthehet në skuadër, por ndoshta do të kishte konkurrencë për rolin e tij ideal nga Joshua Kimmich apo edhe Ilkay Gundogan. Megjithatë, nëse Julian Nagelsmann do të ishte i interesuar për rikthimin e tij, do të ishte një perspektivë joshëse për çdo futbollist, megjithëse Kroos e ka pak problem të luajë edhe me mediat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori